Norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar, në 2.75% - Business Magazine Albania

Norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar, në 2.75%

Banka e Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit. Guvernatori i Bankës, Gent Sekjo ka bërë të ditur vendimin e Bordit të Këshillit Mbikëqyrës në nivelin 2.75%.

Ulja e ritmit të rritjes së inflacionit muajin e fundit ka mundësuar këtë vendim, pas rritjeve të vazhdueshme në muajt e kaluar të cmimeve dhe rrjedhimisht edhe normës së interesit.

Guvernatori tha se, “Inflacioni pritet të shënojë një pikë kthese gjatë tremujorit të katërt të vitit 2022, të reduktohet progresivisht gjatë vitit 2023 dhe të kthehet në objektiv në tremujorin e dytë të vitit 2024. Ky parashikim bazohet në reduktimin e pritur të inflacionit në ambientin botëror, në reduktimin progresiv të efekteve të raundit të dytë në vend, si dhe në ruajtjen e normave pozitive të rritjes ekonomike gjatë periudhës në vijim”.

Ai theksoi se, rritja ekonomike pritet të mbetet e moderuar edhe në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe të konvergojë gradualisht drejt normave të saj historike në periudhën në vijim, duke ofruar një raport më të balancuar midis kërkesës dhe ofertës në vend. Përditësimi i projeksioneve për të ardhmen ka konfirmuar pritjet tona të mëparshme. Megjithatë, ky përditësim ka sugjeruar nevojën e një normalizimi më gradual të qëndrimit të politikës monetare.

Në një takim me gazetarët pak ditë më parë, guvernatori theksoi se rritja ekonomike vitin e ardhshëm pritet të luhatet mes 3.5-4%. Ai tha guvernatori Sejko tha se ekonomia shqiptare pritet të rritet në të ardhmen, ndonëse ritmi i rritjes pritet të vijë në ngadalësim në afatin e shkurtër dhe të rritet drejt potencialit në afatin e mesëm.

Lexo: A kanë ende rëndësi letrat e falenderimit? Ekspertët thonë tani më shumë se kurrë

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.75%;

të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.75%;

të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.75%”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0