Nominoni gruan sipërmarrëse që vlerësoni. Krahas nismës së RCC edhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri - Business Magazine Albania

Nominoni gruan sipërmarrëse që vlerësoni. Krahas nismës së RCC edhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri

Nominoni gruan sipërmarrëse

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, i është bashkuar nismës së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) “Gratë sipërmarrëse të vitit të Ballkanit Perëndimor”, e cila synon të vlerësojë gratë që kanë dhënë kontribut në kategori të ndryshme të biznesit.

Në kuadër të kësaj nisme, do të jepen edhe çmime për 6 gra sipërmarrëse nga rajoni, sipas kategorive të mëposhtme:

– Gruaja sipërmarrëse e gjelbërt – kushtuar grave sipërmarrëse që kanë zhvilluar ose përqafuar inovacione teknologjike, investime, metoda të gjelbra të prodhimit etj, që synojnë reduktimin e rrezikut mjedisor, minimizimin e ndotjes etj;

– Gruaja sipërmarrëse kreative – kushtuar grave sipërmarrëse që kanë zhvilluar një kompani të njohur në lidhje me artet, kulturën, dizajnin, moden, stilin e jetës etj;

– Gruaja sipërmarrëse e udhëtimit dhe mikëpritjes – kushtuar grave sipërmarrëse që kanë krijuar një kompani me ndikim pozitiv socio-ekonomik, duke kapërcyer me sukses sfidat që pandemia e Covid-19 solli në industrinë e udhëtimit dhe mikëpritjes;

– Gruaja sipërmarrëse rome – kushtuar grave sipërmarrësë që demonstrojnë aftësi për të luftuar steriotipet dhe varfërinë, duke krijuar vende pune të denjë për grupet e pa favorizuara, siç janë gratë rome;

– Gruaja sipërmarrëse start up – kushtuar grave sipërmarrëse që sapo kanë krijuar një biznes (biznes 1-3 vjeçar), duke demonstruar zgjidhje inovative dhe potencial rritjeje;

– Gruaja sipërmarrëse e re – dedikuar grave të reja sipërmarrëse deri në moshën 30 vjeç, duke demonstruar fuqizim ekonomik dhe inovacion;

Ines Muçostepa, Kryetare e Bashkimit të Dhomave, si mbështetëse e grave në biznes përmes fuqizimit të tyre ju fton të votoni gruan sipërmarrëse që mendoni se e meriton këtë vlerësim.

Për të marrë më tepër informacion mbi nismën, ju mund të klikoni Këtu!

Çmimet do të ndahen më 11 Mars 2022 gjatë Konferencës për Gratë Sipërmarrëse që do të mbahet në Tiranë. Ndaj jeni të ftuar të nominoni sipërmarrëset që mendoni për secilën kategori, duke plotësuar formularin: Regional Cooperation Council | Nomination form (rcc.int) brenda datës 04 Mars 2022.

Nominoni Këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0