“Nomadët Digjitalë” – Festivali teknologjik dedikuar të rinjve. Njihuni me panelet dhe të ftuarit - Business Magazine Albania

“Nomadët Digjitalë” – Festivali teknologjik dedikuar të rinjve. Njihuni me panelet dhe të ftuarit

Për herë të parë në Shqipëri, Tirana si Kryeqyteti Rinor Europian do të organizojë Festivalin “Digital Nomad Tirana” në datat 14-16 Shtator. Një ngjarje tre-ditore që do të lidhë nomadët digjitalë në mbarë botën, profesionistët, sipërmarrësit dhe të gjithë të rinjtë që aktualisht po ëndërrojnë për një punë, ku vendndodhja e tyre nuk është problem.

Ceremonia hapëse e këtij eventi do të zhvillohet më 13 shtator në orën 18:00 në sheshin Italia, ndërsa në tre ditët në vijim do të vijojnë panelet me shumë të ftuar nga bota e teknologjisë dhe sipërmarrjes.

Festivali i parë Digital Nomad në Shqipëri prezantohet nga B ashkia e Tiranës dhe ju ofron një vend të mrekullueshëm për të takuar njerëz me të njëjtin mendim, për të parë start-up-et më të fundit të Shqipërisë dhe për të punuar në profilin tuaj. Mundësitë janë të mëdha për të krijuar edhe më shumë lidhje në rrjetin tuaj profesional si dhe për të njohur njerëz që kanë të njëjtat ambicie dhe pasione si ty.

Një nga panelet do të udhëhiqet nga Protik, si partner dhe pjesë e sektorit të TIK.

Protik përfaqësohet nga paneli #womenpower në teknologji. Fokusi i diskutimit do të jetë mbi sfidat e digjitalizimit në sektorët që përfaqësojnë dhe politikat që duhet të ndërmerren për të thyer paragjykimet gjinore. Pjesë e këtij paneli janë emra si Katia Stathaki, CEO e Vodafone, Linda Shomo, CEO e EasyPay Albania, Ani Dasho, zv.rektore në Universitetin Luarasi, Albana Shkurta, CEO e Lufthansa Industry Solutions, Arbesa Kastrati, Bashkëthemeluese e SparkleDAO, Migena Schroeder, CEO e Holberton School Albania.

Njëra nga panelet e ditëve të tjera është mundësuar nga @eu4innovation, si mbështetësi kryesor i Festivalit, dhe Programi Global për Migrimin dhe Diasporën e GIZ Albania.

Paneli i moderuar nga Anila Hyka Smorgrav – Drejtore e Angazhimit, në Orange, Francë, do të trajtojë temën “Si mund të kontribuojë diaspora në ekosistemin e Start-up & TIK në Shqipëri?” dhe përfundimisht do të bisedojë me folësit e ftuar, të cilët janë shqiptarë të njohur në diasporë, si Asetila Köstinger, Armand Brahaj, Daniel Kazani, Landa Grembi, si dhe Flavio Kristo dhe Gerti Boshnjaku, drejtues i Platformës në AlbaniaTech dhe themelues i BusinessMagazine Albania.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0