Njihuni me “superfuqinë” që i mungon shumicës së adoleshent... - Business Magazine Albania

Njihuni me “superfuqinë” që i mungon shumicës së adoleshentëve, gjumi i mjaftueshëm

Vetëm 15 minuta më shumë gjumë mund të bëjnë një ndryshim të ndjeshëm në funksionimin e trurit të adoleshentëve. Kjo është ajo që zbulon një studim i ri i kryer nga Universiteti i Cambridge dhe Fudan University në Kinë, duke sjellë prova konkrete se edhe dallimet më të vogla në kohën e gjumit ndikojnë drejtpërdrejt në performancën njohëse dhe strukturën e trurit të të rinjve.

Në një kohë kur mungesa e gjumit është bërë thuajse normë për shumicën e adoleshentëve, ky studim, i bazuar në të dhëna nga mbi 4,000 fëmijë amerikanë të moshës 11-14 vjeç, vjen si një thirrje e fortë për të trajtuar gjumin jo si luks, por si element kyç i zhvillimit mendor dhe emocional.

Lexo gjithashtu: Stres nga nxehtësia, ndryshimet klimatike kërcënim për punonjësit shqiptarë

Zbulimi/ Më shumë gjumë, më shumë tru

Adoleshentët që flinin më herët dhe më gjatë se bashkëmoshatarët e tyre jo vetëm që shfaqën rezultate më të larta në testet e inteligjencës dhe fokusit, por gjithashtu kishin vëllim më të madh të trurit dhe funksione më të fuqishme nervore. Dallimi mes grupit me gjumin më të shkurtër dhe atij me më të gjatin ishte vetëm 15 minuta në natë, një detaj që nënvizon se çdo minutë llogaritet.

“Nëse një ndryshim kaq i vogël në kohën e gjumit bën diferencën në strukturën dhe funksionimin e trurit, imagjinoni çfarë mund të ndodhte nëse të rinjtë flinin sa duhet çdo natë,” tha Prof. Barbara Sahakian nga Universiteti i Cambridge.

Gjumë i mirë = tru më i shëndetshëm

Studimi tregoi se fëmijët që flinin më mirë kishin gjithashtu rrahje më të ulëta të zemrës gjatë natës, një tregues i cilësisë më të mirë të gjumit dhe shëndetit më të mirë në përgjithësi. Nga ana tjetër, ata që flinin më pak kishin më shumë probabilitet të përjetonin probleme si lodhje gjatë ditës dhe gjumë të shqetësuar.

Çfarë po i pengon adoleshentët të flenë mjaftueshëm?

Në një epokë të dominuar nga ekranet dhe presioni akademik, shumë adoleshentë shkojnë në shtrat vonë, ndonëse truri i tyre është ende në faza kyçe të zhvillimit. Studiuesit po kërkojnë tani të kuptojnë më mirë shkaqet pas gjumit të pamjaftueshëm, janë videot e pafundme në TikTok dhe orët e gjata në lojëra online fajtorët kryesorë, apo bëhet fjalë për ndryshime biologjike në ritmet e gjumit gjatë pubertetit?

Pse kjo ka rëndësi?

Adoleshenca është një periudhë thelbësore për ndërtimin e aftësive njohëse, përvetësimin e njohurive dhe zhvillimin e stabilitetit emocional. Nëse gjumi është i ndërprerë apo i pamjaftueshëm, ndikimi nuk është vetëm i përkohshëm, ai mund të lërë gjurmë të qëndrueshme në tru dhe të ndikojë aftësitë e të rinjve për të përballuar sfidat e jetës.

Mesazhi i studimit është i thjeshtë, por thelbësor, edhe një gjumë 15 minuta më i gjatë mund të jetë si një investim i vogël për një tru më të madh dhe më të mprehtë. Për prindërit, mësuesit dhe politikat arsimore, ky është një sinjal për të vlerësuar gjumin po aq sa ushqimin, aktivitetin fizik apo mësimin në klasë.

Duket se një “natë e mirë” është, në fakt, çelësi për një të ardhme më të ndritur.

SciTechDaily

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0