Stres nga nxehtësia, ndryshimet klimatike kërcënim për punonjësit shqiptarë - Business Magazine Albania

Stres nga nxehtësia, ndryshimet klimatike kërcënim për punonjësit shqiptarë

EFEKTI BURNOUT NË BIZNES

Rreziqet klimatike kanë një ndikim të drejtpërdrejtë tek njerëzit, duke ulur të ardhurat dhe duke dëmtuar asetet prodhuese. Në Ballkanin Perëndimor, rritja e temperaturave dhe rënia e reshjeve kanë filluar të ndikojnë tek punëtorët. Shqipëria do të jetë më e dëmtuara në këtë proces vlerëson Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO). Stresi nga nxehtësia do të ndikojë dukshëm vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria vlerësohet të jetë me e goditura në Rajon sa i takon produktivitetit të punës.

Skenarët e rreziqeve nga ndryshimi i klimës tregojnë se në Shqipëri parashikohet të humbasin 0.07 për qind të orëve të punës në vitin 2030, ekuivalente me rreth 700 vende pune me kohë të plotë.

Stresi nga nxehtësia rrit rrezikun e aksidenteve në vendin e punës, me vdekje që shpesh ndodhin gjatë ditëve të para në një punë të re.

Temperaturat e larta kontribuojnë në rritjen e mungesave në punë për shkak të sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë, duke ulur më tej produktivitetin e punëtorëve.

Ndikimi i drejtpërdrejtë i fatkeqësive natyrore në vendet e punës në Ballkanin Perëndimor u dëshmua gjatë përmbytjeve të vitit 2014.

Lexo edhe: Stresi në punë po i kushton BE-së mbi 100 miliardë euro në vit

Dëmtimet në infrastrukturën ekonomike dhe të transportit që çuan në humbjen e vendeve të punës për 33,500 punonjës në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe humbjen e përkohshme të 51,800 vendeve të punës u dëmtuan përkohësisht në Serbi.

Përmbytjet e tetorit 2024 në Bosnjë dhe Hercegovinë zhvendosen 1,100 familje, duke shkatërruar 800 shtëpi dhe duke ndikuar rëndë në bujqësi dhe biznese të vogla.

Banka Botërore duke analizuar këto zhvillime referoi se ndikimet negative të rreziqeve natyrore në produktivitetin e punës, të ardhurat dhe asetet mund t’i shtyjnë njerëzit në varfëri. Humbjet për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit bien kryesisht mbi familjet e varfra.

Nga ana tjetër njerëzit e varfër kanë qasje të kufizuar në kursime, kredi dhe sigurime për t’i ndihmuar ata të menaxhojnë humbjet e të ardhurave ose aseteve. Ndërsa të dhënat aktuale mbi dëmet dhe humbjet në rajon kanë tendencë të përqendrohen në ndikimet e fatkeqësive në asetet dhe infrastrukturën publike, humbjet për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit bien kryesisht mbi familjet e varfra./ B.Hoxha

 

Burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0