Njihuni me Kia Sportage tërësisht të ri - Business Magazine Albania

Njihuni me Kia Sportage tërësisht të ri

Kia Sportage

Kia Sportage tërësisht i ri mahnit me interiorin modern, inovacionet e shumta teknologjike, pamjen e jashtme sa elegante aq edhe impresive, si dhe dinamikën bashkëkohore. Dizajni i ri, i cili nxjerr një karakter me më shumë vetëbesim, më energjik dhe më të gjithanshëm, sjell linja të qarta që shtrihen përgjatë trupit modern dhe përmbyllin stilin e sofistikuar të automjetit.

Grila e zezë e integruar e orientuar nga detajet me një model që i përngjan hojeve shtrihet në të gjithë gjerësinë e pjesës ballore, në kontrast me dritat dalluese LED të ditës në formë boomerang të stilit futuristik dhe fenerët adaptues të dyfishtë LED. Gjithçka në kabinën premium është projektuar për t’u përqendruar tek drejtuesi- nga ekrani  i lakuar i integruar deri te timoni sportiv në formë të D prej lëkure të zezë dhe tastiera qendrore shift-by-wire për ndërrimin e marsheve. Dimensione më të mëdha në të gjitha drejtimet: kabina e sofistikuar ofron të gjithë hapësirën e nevojshme, ndërsa pasagjerët në sediljet e pasme kanë mjaft hapësirë të bollshme. Gjithashtu, ka shumë hapsira të cilat mund të shfrytëzohen për vendosjen e sendeve të ndryshme nga drejtuesi dhe pasagjerët.

Kia Sportage tërësisht i ri ofron karikim të telefonit me një mbushje të shpejtë me një fuqi prej 15 W. Lidhjet USB për karikim në pjesën e pasme të ndenjëseve të përparme lejojnë pasagjerët në ndenjëset e pasme të karkikojnë paisjet e tyre gjatë gjithë kohës. Gjithashtu, nga komoditeti i kabinës sportive, ju do të keni më shumë kontroll se ndonjëherë më parë – me risi të shumta, përfshirë një ekran multimodal me prekje që ju lejon kontrollin mbi shumë funksione me një zgjatje dore dhe ndërrimin e cilësimeve nga kondicioneri te navigimi pa asnjë vështirësi.

Falë sistemit premium të audios Harman/Kardon me 8 altoparlantë me performancë të lartë të shpërndarë në mënyrë optimale në të gjithë kabinën, si dhe një amplifikator të jashtëm dhe opsionin e ri Active Sound Design (ASD) ju do të përjetoni argëtimin më të mirë në makinë me cilësi të jashtëzakonshme zëri. Jini gjithmonë të informuar, në mënyrë të thjeshtë dhe të saktë me një sërë veçorish të avancuara të cilat në kohë reale ju ofrojnë informacion mbi trafikun, shërbimet lokale, motin dhe më shumë. Me platformat Android Auto™ dhe Apple CarPlay™ 4, njohje e avancuar e zërit dhe teknologji të tjera që rrisin edhe më shumë rehatinë tuaj.

Nëpërmjet aplikacionit Kia Connect mund të komunikoni me Sportage-in tuaj. Ju mund të rregulloni cilësimet e automjetit, dërgoni destinacionin në sistemin e navigimit, menaxhoni karikimin*, kontrolloni gjendjen e automjetit tuaj dhe më shumë. Ekranet e lakuara të integruarapërgjigje më e shpejtësiguria dhe menaxhimi i automjetit me çelës janë vetëm disa nga veçoritë e Kia Sportage tërësisht të ri.

Për më shumë informacion në lidhje me Kia Sportage kliko këtu.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0