Njihuni me Corleo - kalin e parë robot! - Business Magazine Albania

Njihuni me Corleo – kalin e parë robot!

Njihuni me Corleo - kalin e parë robot!

Kompania japoneze e robotikës Kawasaki Heavy Industries po përshpejton drejt të ardhmes, duke u mbështetur te një nga mjetet më të lashta të transportit. Njihuni me Corleo, kalin robotik të pajisur me hidrogjen, të cilin njerëzit do të mund ta ngasin — ose më saktë, do të mundin kur të dalë në treg. Ky “kalë kibernetik” përfaqëson “një mjet krejtësisht të ri transporti që kombinon teknologjitë e Kawasaki-t për motorët dhe robotikën”, deklaroi Takashi Torii, zyrtar i lartë i kompanisë.

I prezantuar më 4 prill në Ekspozitën Osaka Kansai, Corleo është ende në fazë konceptuale, raportoi Daily Mail. Por kjo nuk e ndaloi kompaninë nga publikimi i një videoje epike të krijuar me kompjuter  duke shfaqur aftësitë e imagjinuara të këtij “Seabiscuit-i” robotik, që mund të mbajë deri në dy pasagjerë.

Në video, Corleo shfaqet duke galopuar përmes një peizazhi me borë, duke kaluar shkëmbinj, duke kërcyer përmbi humnera, duke kaluar përmes lumenjve dhe duke lëvizur ndër pemë si një gazelë robotike. Falë gjunjëve të përthyer nga brenda dhe thundrave të ndara në dy gishta, të mbuluara me gomë antirëshqitëse, Corleo mund të përshtatet me çdo terren — që nga fusha me bar, zona shkëmbore, deri tek rrënojat. Kompania thekson se “këto thundra përthithin parregullsitë e sipërfaqes, duke i dhënë Corleo-s aftësi të jashtëzakonshme në terrene të vështira.” Njëkohësisht, këmbët e pasme mund të lëvizin në mënyrë të pavarur nga ato të përparmet, duke ndihmuar në përthithjen e goditjeve gjatë ecjes apo vrapit. Këto e bëjnë Corleo një alternativë të përsosur për motorin,  për të cilin Kawasaki është më së shumti i njohur.

Lexo edhe:BusinessMag në Milano Design Week: Midis artit, teknologjisë dhe bashkëpunimeve që frymëzojnë

Për më tepër, kompania synon ta pajisë këtë kalë robotik me inteligjencë artificiale, e cila do të ndihmojë në balancimin dhe koordinimin e lëvizjeve. Ashtu si një kafshë e gjallë, Corleo reagon ndaj lëvizjeve të trupit të kalorësit, duke u përshtatur në kohë reale me qendrën e gravitetit, gjë që e ul ndjeshëm rrezikun për t’u rrëzuar gjatë udhëtimit.

Corleo in the concept video.

Përvoja e ngasjes përforcohet edhe nga një panel digjital, i ngjashëm me atë të motorëve, që shfaq informacione të rëndësishme si shpërndarja e peshës apo niveli i hidrogjenit. Në errësirë, një sistem i brendshëm projeksioni ndriçon rrugën përpara me ndihmën e shenjuesve vizualë që tregojnë drejtimin.

Sa i përket “fuqisë kalorësore”, Corleo furnizohet nga një motor 150cc, që përdor hidrogjenin nga rezervuarët e pasëm për të gjeneruar energji elektrike për sistemet e lëvizjes në secilën këmbë. Këto rezervuarë mbushen lehtësisht me gaz hidrogjeni dhe e vetmja mbetje që prodhohet është uji, duke qenë më ekologjik edhe se një kalë i vërtetë. Megjithatë, shpejtësia, autonomia dhe jetëgjatësia e baterisë nuk janë shpallur ende. Dhe për të gjithë të apasionuarit pas teknologjisë, do të duhet të presin edhe pak. Kawasaki nuk ka caktuar ende një datë zyrtare për zhvillimin apo daljen në treg të Corleo-s, edhe pse sugjerohet se mund të debutojë në vitin 2050.

Deri atëherë, të interesuarit mund të shijojnë modelin e ekspozuar në Osaka-Kansai Expo, e cila zhvillohet nga 13 prilli deri më 13 tetor në Osaka të Japonisë.

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0