Njihuni me Convious, platforma online e rezervimeve të parqeve argëtuese që po rivalizon Disney! - Business Magazine Albania

Njihuni me Convious, platforma online e rezervimeve të parqeve argëtuese që po rivalizon Disney!

Convious

Një startup hollandez që ka zhvilluar një platformë e-commerce për parqet dhe kopshtet zoologjike, e ngjashme me sistemin e përdorur nga Disney, ka mbledhur 12 milionë dollarë fonde.

Convious, me bazë në Amsterdam u mundëson atraksioneve turistike të ofrojnë çmime të arsyeshme duke u bazuar në të dhëna si: koha e vitit, parashikimi i motit dhe koha mesatare që i duhet një personi për të blerë bileta. Sistemi i ndihmon parqet të tërheqin sa më shumë turistë dhe të zbusin rëniet sezonale.

Klientët mund të përdorin platformën e Convious, e cila përdoret gjithashtu nga muzetë, akuariumet dhe këndet e lojërave, për të blerë bileta dhe akomodim në hotel para kohe, si dhe për të porositur ushqime apo për të ruajtur vendin e tyre në radhët virtuale të një atraksioni turistik.

E themeluar në vitin 2016, themeluesit dhe CEO-s së Convious, Camiel Kraan i lindi ideja për këtë platformë duke folur me një mik që zotëron një kopsht zoologjik. Fillimet e Convious ishin të ngadalta, por pandemia e koronavirusit më pas përshpejtoi adoptimin e teknologjisë nga industria e parqeve të argëtimit dhe parqeve zoologjike.

Kraan theksoi rëndësinë e ofrimit të një zgjidhje gjithëpërfshirëse pasi industria e parqeve të argëtimit “nuk ka shumë dashuri për teknologjinë”.

Lexoni: Skenë surreale në Disneyland Shangai. 33 mijë veta “mbyllen” të testohen për virusin Covid

“Klientët tanë janë në kërkim të një platforme të vetme që mund të ofrojë këtë shërbim nga fillimi në fund, sepse ata vetë nuk kanë asnjë department apo buxhet IT-je që t’ua mundësojë këtë gjë,” tha ai.

Kraan u shpreh se momentalisht nuk po i shikon resortet e Disney si klientë të mundshëm edhe pse ai nuk do t’u thoshte jo nëse ata do t’i “trokisnin në derë”. Convious dëshiron t’u sigurojë parqeve të nivelit të mesëm një paketë mjetesh, duke ofruar teknologji të ngjashme me softuerin e brendshëm të Disney për promovimin dhe menaxhimin e këtyre atraksioneve.

Pronarët e Legoland në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, Merlin Entertainments janë klientët e tij ideal, ndërsa Kraan shpreson që një ditë të ketë edhe kinematë në listën e klientëve të platformës së tij.

Paratë do të përdoren për të krijuar ekipe të zhvillimit të produktit ndërsa hapen zyra të reja në Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani. Numri aktual prej 65 personash do të rritet në 125 vitin e ardhshëm, tha ai.

Fillesa e Convious sheh SHBA-në si tregun e saj më të madh, por padyshim hapi i radhës do të jetë dhe Europa.

/insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0