Njerezit e suksesshem Kurre nuk e bejne kete! - Business Magazine Albania

Njerezit e suksesshem Kurre nuk e bejne kete!


Bernard Marr*

Eshte mjaft e veshtire te ndihesh i suksesshem kur perpara teje shikon vec deshtime. Mbase keni humbur punen, keni mbyllur biznesin apo sapo ju kane thene qe ideja juaj brilante nuk funksionon. Dhe ndiheni se keni deshtuar plotesisht…

Por…kam nje lajm per ju: Eshte ajo qe do beni me pas, gjeja qe ka vertet rendesi.

Ka nje thenie te Winston Churchill per kete: “Suksesi eshte te kalosh nga nje deshtim tek tjetri pa e humbur entuziazmin.”

Me fjale te tjera, e vetmja gje te cilen njerezit e suksesshem nuk bejne eshte Te Dorezohen pas nje deshtimi.

Vete Churchill eshte nje shembull i shkelqyer i kesaj menyre mendimi. Njeri i vleresuar me Nobel dhe i zgjedhur 2 here Kryeminister i Mbreterise se Bashkuar, nuk shkonte mire ne shkolle; madje ai nje vit kishte mbetur ne klase! Dhe sikur te mos mjaftonte kjo, ai humbi cdo proces zgjedhor ne te cilin ai kandidonte deri sa u zgjodh Kryeminister per here te pare ne moshen 62 vjecare.

Mund te permendim edhe disa njerez te tjere te suksesshem ne cdo kohe dhe vend te cilet kane deshtuar ne menyre te perseritur deri sa u bene ata qe jane.

Michael Jordan, superylli NBA ne Basketball, u perjashtua nga ekipi I basketbollit ne shkollen e tij te mesme. Ai e ka thene personalisht se “Kam gabuar me shume se 9000 gjuajtje ne karrieren time. Plot 26 here ne te cilat me eshte besuar goditja qe mund te fitonte ndeshjen dhe une kam gabuar duke mos shenuar. Kam pasur shume here deshtime ne jeten time, por kjo eshte arsyeja qe kam arritur suksesin.”

Pra Jordan nuk do te ishte bere kurre legjenda e sportit qe ai eshte nese do te ishte dorezuar vetem se kishte humbur disa gjuajtje ne kosh apo se kishte pasur ndeshje te keqija.

Edhe vete Steve Jobs, pa diskutim nje nga njerezit e biznesit me te suksesshem te te gjitha koherave, u pushua nga puna nga Apple, kompania te cilen ai krijoi vete. Megjithate ai nuk u dorezua, u rikthye ne kompani disa vite me vone per ta drejtuar ate drejt nje suksesi te jashtezakonshem duke pushtuar boten me inovacionin e tij.

Abraham Lincoln i mirenjohur si njeri nga presidentet me te mire te SHBA, ka pesuar shume deshtime te njepasnjeshme. Ne karrieren e tij ushtarake, ai shkoi ne lufte me titullin kapiten dhe u kthye si ushtar i thjeshte. Ai krijoi shume sipermarrje biznesi te cilat nuk rezultuan te suksesshme dhe nuk I mbahet mend as emir; ai gjithashtu humbi pothuaj cdo zgjedhje ku ai kandidoi – deri sa u be president.

Pak rendesi ka se ne cfare fushe vepron apo cfare lloj deshtimi peson; e rendesishme eshte te besosh tek vetja dhe te vazhdosh te perpiqesh. Stephen King  e coi novelen e tij te pare, Carrie, tek 30 botues dhe te gjithe e refuzuan ate. Ai arriti deri aty sa do ta hidhte doreshkrimin ne koshin e plehrave, por bashkeshortja e tij e bindi te vazhdonte te provonte dhe sot Carrie eshte nje nga novelat klasike te Horror-it.

Elvis Presley u pushua nga puna pas performances se tij te pare ne Grand Ole Opry. Beatles u lane ne balte nga kompania e pare qe regjistronin muziken e tyre. Steven Spielberg nuk u pranua ne shkollen e filmit, plot 3 here!

Pra, per ta permbledhur, gjeja kryesore eshte qe: Ju kurre nuk do ta dini kur do te jete momenti juaj. Ju kurre nuk do ta dini se sipermarrja juaj e re apo aplikimi juaj per nje pune dote pranohet apo dikush do ti thote po idese tuaj te re.

Nese ju do te besoni tek vetja dhe tek puna juaj, mos u dorezoni.

Provoni perseri. Deshtoni perseri. Deshtoni me mire.

*Best-Selling Author, Keynote Speaker and Consultant in Strategy, Performance Management, Analytics, KPIs and Big Data

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0