Njerëzit e suksesshëm e shmangin gjithmonë këtë lloj personi

Njerëzit e suksesshëm e shmangin gjithmonë këtë lloj personi


 

Personat me të cilët shoqëroheni kanë një impakt të rëndësishëm në jetën dhe të ardhurat tuaja.

Pas një studimi lidhur me zakonet e përditshme të njerëzve më të pasur, autori i kërkimit Thomas C. Corley zbuloi se ata e shmangin gjithmonë këtë person: pesimistin.

“Milionerët e bërë vetë janë shumë praktikë lidhur me njerëzit që zgjedhin të krijojnë raporte”, shkruan Corley. “Ti je aq i suksesshëm sa njerëzit me të cilët shpenzon kohë. Të pasurit janë gjithmonë në kërkim të individëve, të cilët janë të orientuar drejt realizimit të qëllimeve, optimistë, entuziastë dhe që kanë një mendësi pozitive”.

86% e njerëzve të pasur lidhen me njerëz që synojnë suksesin. Në anën tjetër, ata gjithashtu qëndrojnë larg njerëzve negativë dhe toksikë.

Rëndësia e zëvendësimit të miqve negativë me individë pozitivë rrjedh nga fakti që pozitiviteti ishte një shenjë dalluese e njerëzve të pasur që ai studioi, dhe ne matemi me njerëzit me të cilët shoqërohemi.

“Suksesi afatgjatë është i mundur vetëm kur keni një gjykim pozitiv mendor”, thotë Corley.

Ai nuk është i vetmi që sugjeron se negativiteti largon suksesin, ose që marrëdhëniet tuaja mund të ndikojnë në suksesin tuaj financiar.

Pothuajse një shekull më parë, gazetari Napoleon Hill nxori konkluzione të ngjashme pasi hulumtoi mbi 500 milionerë të bërë vetë.

“Njerëzit marrin natyrën, zakonet dhe fuqinë e mendimit të atyre me të cilët ata shoqërohen”, shkroi ai në librin e tij të vitit 1937, “Mendo dhe bëhu i pasur”, dhe “nuk ka shpresë për sukses për personin që i zmbraps njerëzit përmes një personalitet negativ “.

Lexoni: Libri 80-vjeçar që do t’ju mësoj sekretin e të bërit para

Negativiteti do t’ju largojë nga ndjekja e suksesit. Shmangni pesimistët dhe filloni të shoqëroheni me optimistët.

/Time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0