Parisi planifikon taksitë fluturuese deri në vitin 2024
Vizitorët në Paris së shpejti do të mund të arrijnë në qendër të qytetit me stil, duke udhëtuar me taksi fluturuese. Ky krijim më i fundit që lidhet me taksitë ajrore në Paris pritet të mbyllet fiks në kohën kur do të mbahen Lojërat Olimpike të vitit 2024 . Projekti pritet të kushtojë 11.4 milionë dollarë. Do të bëhen përpjekje për të siguruar që “automjeti fluturues autonom”, të jetë i arritshëm për numrin më të madh të njerëzve. Airbus nuk është kompania e vetme që planifikon të nisë taksi ajrore. Uber ka bashkëpunuar me NASA-n në programin e saj të fluturimit taksi, të cilin e quan “Elevate”. Uber është një nga shumë kompani që garojnë për të realizuar automjetet ajrore. Kompanitë kanë thënë se shpresojnë që udhëtimet komerciale të jenë në dispozicion në vitin 2023.
Lexo: Parisi planifikon taksitë fluturuese deri në vitin 2024
Ky aeroport i ri prej 12 miliardë dollarësh do të jetë më i madhi në botë
Një tjetër projekt gjigand botëror do të ndërtohet së shpejti po në kontinentin Europian, në Turqi. Aeroporti i ri mbulon 76 milionë metra katrorë dhe aktualisht mund të përballojë 90 milionë pasagjerë në vit në fazën e parë dhe do të ketë 6 pista Kur të përfundojë i gjithë aeroporti, do të jetë në gjendje të përballojë 200 milionë pasagjerë në vit. Kjo do t’a bëjë atë aeroportin më të madh në botë për nga trafiku i pasagjerëve. Do të ketë 55.000 metra katrorë dyqane. Aeroporti gjithashtu ka një hotel Boutique me 451 dhoma. Ai do të jetë në formën e një tulipani, një lule popullore dhe simbolike në kulturën turke. Rritja masive e Turkish Airlines është një nga arsyet kryesore për hapjen e Aeroportit të Ri të Stambollit. Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit Daxing, i planifikuar për t’u hapur në shtator, gjithashtu kushton 12 miliardë dollarë. Është duke u ndërtuar për të marrë një pjesë të ngarkesës nga Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit, aktualisht aeroporti i dytë më i ngarkuar në botë me 95 milionë pasagjerë, por Capital Pekin nuk do të mbyllet.
Lexo: Ky aeroport i ri prej 12 miliardë dollarësh do të jetë më i madhi në botë
NASA shpall tre dizajnet më të mira për shtëpitë në Mars
Edhe NASA pritet që vitet e ardhshme të përmbyllë një tjetër projekt të madh, ndërtimin e shtëpive në Mars. Ajo ka shpallur tre finalistët kryesorë për sfidën e saj të vazhdueshme: 3D-Printed Habitat Challenge. Një grup inxhinierësh dhe artistësh, treguan një dizajn modular të përbërë nga katër hapësira të dallueshme, përfshirë edhe bimët në rritje. Konkursi është zhvillimi më i fundit në misionin e NASA-s për t’i dërguar njerëzit në Hënë dhe, përfundimisht, në Mars. Nëntorin e kaluar, agjensia njoftoi se nëntë kompani amerikane kishin të drejtë të konkurronin me 2.6 miliardë dollarë kontrata gjatë 10 viteve të ardhshme për të ofruar shërbime në hënë
Lexo: NASA shpall tre dizajnet më të mira për shtëpitë në Mars
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.