Një xhiro ndryshe - Business Magazine Albania

Një xhiro ndryshe


Shkruar nga Jerina Radovani, Studente në UT, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Anëtare e klubit të kalorësve

Shohim e njohim një rini që manipulohet nga media, rrjetet e pasigurta online. Fajësojmë zgjedhjet ekstreme si konsumi i drogës, e fajësojmë këngëtarët që nuk përçojnë art.

Ku është vija ndarëse mes njerëzve që zgjedhin sportin dhe ata që ngushëllohën në konsumin e dëmshëm, qoftë edhe vetëm të muzikës që stonon.
Parë nga një perspektivë, të gjithë jemi në ndjekje të një rrahje zemre më larg.

Keni provuar të keni një mik, të cilit i besoni jo çdo sekret, por çdo qelizë e kockë të brishtë tuajën? Provojeni, mbase zogjtë do të cicërojnë më ëmbël dhe meridiani i Grenuiçit do të anojë drejt jush. Mbase-mbase, dielli do të ndriçojë më ngrohtësisht…

Kur mendojmë për xhiro, pse jo shumë të rinj sot e çojnë mendjen menjëherë tek makina. Shkodranët, tek biçikleta dhe goma e shfryrë.

Një xhiro e kalorësve në Shkodër nuk kishte nevojë për naftë, për para apo për kontroll tek rregulluesi i biçikletave në lagje. Kërkonte guxim, durim dhe dedikim! Asfalti përvëlues ishte vetëm një nga pengesat që u kalua me sukses!

Hapi ndalet në qendër të Shirokës, mes flladit të liqenit e ‘numërimit’ të hamshorëve. Kalorësit sapo kishin ndalur, por adrenalina e vizitorëve mori drejtim të kundërt. Mjaftonte një hap i kuajve që amatorët të alarmoheshin. Thonë që irisi i kalit ka efekt zmadhues, e rrjedhimisht ata duhen të kenë frikë nga ne që u afrohemi. Po një lëvizje e pallogaritur prej tyre dhe ja, irisi njerëzor… Shumë vizitorë ikën me vrap. Ishte për të qeshur po edhe për të qarë. Një qytet si Shkodra, me shumë kulturë, por pak në fushën e hipizmit. Nuk mendoni se ka ardhur koha që kjo të ndryshojë?!

https://youtu.be/8vY18W31Ki4

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0