Një vit si punonjës i Concentrix+Webhelp, ku jeta nuk është vetëm punë - Business Magazine Albania

Një vit si punonjës i Concentrix+Webhelp, ku jeta nuk është vetëm punë

Një vit si punonjës i Concentrix+Webhelp, ku jeta nuk është vetëm punë

Që prej hapjes në Tiranë në 2021-shin, kompania e shërbimeve të eksperiencës së klientit Concentrix+Webhelp ka prezantuar një eksperiencë krejt të re edhe për punonjësit në tregun vendas. Të punosh me një kompani ndërkombëtare me më shumë se 50 lokacione nëpër botë, është padyshim një shans i pashoq për rritje profesionale, e megjithatë përtej aspektit profesional, Concentrix+Webhelp është një kompani e vetëdijshme si pak të tjera se jeta nuk ka përse dhe nuk duhet të jetë vetëm punë.

Qasja njerëzore në gjenezën e Concentrix+Webhelp njëhsohet me kërkesën e punonjësve shqiptarë për një kompani e cila e bazon suksesin e saj mbi parimin “Kolegë të Lumtur, Klientë të Lumtur, Kompani e Lumtur”. Filozofia e Concentrix+Webhelp, e përmbledhur në sloganin “Think Human”, është një premtim për ta bërë biznesin dhe mjedisin e punës sa më njerëzor. Por, ç’do të thotë kjo konkretisht?

Concentrix+Webhelp vlerëson mbi të gjitha origjinalitetin, kreativitetin dhe aftësinë për të menduar out-of-the box. Kështu, çdo punonjës sjell një paketë unike aftësish dhe talentesh në komunitetin e game changers, për të ofruar një përvojë të shkëlqyer të klientit si në business-to-client (B2C) ashtu edhe në business-to-business (B2B), në sektorë të ndryshëm ku përfshihen kozmetika, teknologjia, shitja me pakicë apo shërbimet financiare.

Përvoja si punonjës i Concentrix+Webhelp është një ndërthurje e kushteve më të lakmuara të punës – që përfshijnë standard të lartë për benefitet financiare, një kartë shëndeti për çdo punonjës, një zyrë në qendër të kryeqytetit dhe promovime të brendshme – me aktivitete të vazhdueshme si nisma, teambuilding, festa dhe në tërësi, një qasje në burimet njerëzore të mirëmenduar për t’i bërë punonjësit të ndihen të vlerësuar dhe të dëgjuar.

Në vitin që po lëmë pas, punonjësit e Concentrix+Webhelp kanë qenë pjesë e organizimeve të larmishme në të cilat kanë qenë ata protagonistë të ndryshimeve pozitive, me synim që gjithsecili të ndihej i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm me energjinë unike që i ka sjellë komunitetit të game changers në Shqipëri, si edhe në rang global.

Aktivitete dedikuar komunitetit Concentrix+Webhelp

Game Changer Day – një ditë në nder të punonjësve

Në një kompani në qendër të së cilës janë punonjësit, nuk mund të mungojë një ditë e dedikuar pikërisht atyre. Në qershor, punonjësit e Concentrix+Webhelp u mblodhën në zyrat e Tiranës për Game Changer Day, një festë e papërsëritshme me katering, booth fotosh dhe një telajo gjigande ku çdo game changer la një shenjë të kreativitetit të tij unik. Kjo festë celebron aftësitë e veçanta të çdo punonjësi, dhe është një simbol i vlerësimit që ata marrin për kontributin e tyre të pazëvendësueshëm.

Lexo edhe:Çfarë e bën një kompani “Vendin më të mirë për të punuar”?

Star Awards – ceremonia e çmimeve për yjet e Concentrix+Webhelp

Star Awards është një organizim i përvitshëm ku ndahen çmimet për katër kategori të rëndësishme, fituesit e të cilave i përcaktojnë votat e kolegëve: People First, Client at the Heart, Passionate Game Changers dhe Strive to Enjoy Every day. Punonjësit e vlerësuar me çmime në këto kategori shpërblehen me një vlerë monetare ose me dhurata me vlerë monetare.

Best performers – një sistem i përmuajshëm vlerësimi

Best Performers është një vlerësim i përmuajshëm për performuesit më të mirë. Është një vlerësim i prekshëm për agjentët dhe team leaders-at më të mirë të muajit, të cilët vlerësohen me çmime dhe madje edhe shpërblehen në vlera monetare.

President’s Club

Eventi i përvitshëm President’s Club mbledh përfaqësues të zgjedhur nga zyrat e Concentrix+Webhelp në të gjithë botën çdo vit në nëntor në një destinacion të caktuar, këtë vit në Marok. Eventi tre-ditor, ku Concentrix+Webhelp Shqipëria përfaqësohet çdo vit nga një punonjës i përzgjedhur, ka për qëllim përforcimin e komunitetit ndërkombëtar të game changers, duke i përfshirë punonjësit në aktivitete të përbashkëta dhe duke ndarë çmime, si një mënyrë për të ndërtuar ura komunikimi edhe me kolegët që jetojnë në vendet më të largëta.

Panairi i Punës

Concentrix+Webhelp ishte ndër punëdhënësit që ngjallën më shumë gjatë Panairit të Punës ne Pallatin e Kongreseve në prill, të vendosur ne hyrjen kryesore, për të ofruar mundësi punësimi për këdo kërkon të shkëlqejë në një ambient ku nxiten origjinaliteti dhe kreativiteti, e ku 60% e të promovuarve janë punonjës të kompanisë.

Make a Game Changer Smile

Në dhjetor, plot 620 pjestarë të komunitetit ndërkombëtar të game changers, pjesë të së cilit edhe punonjësit shqiptarë të Concentrix+Webhelp, u vlerësuan për kreativitetin e tyre në një sfidë për t’i bërë kolegët e tyre të qeshin. Nisma e buzëqeshjes gjeneroi me mijëra video me hashtagun #MakeAGameChangerSmile në rrjete sociale. Videot më të bukura në të cilat game changers qeshin për shkak të një rrëngu, një dhurate apo një kartoline, u vlerësuan me një vlerë monetare prej 500 eurosh.

8 Marsi, një ditë për gratë dhe vajzat që i ndryshojnë rregullat e lojës

Kultura gjithëpërfshirëse e punës përkthehet në vlerësim për origjinalitetin dhe kreativitetin unik të çdo punonjësi. Në Concentrix+Webhelp, Dita Ndërkombëtare e Grave ishte një celebrim i origjinalitetit dhe kreativitetit unik të game changers-ave gra dhe vajza, të cilat çdo ditë eksplorojnë mundësi të reja zhvillimi, duke gjetur zgjidhje të paprecedente që i ndryshojnë rregullat e lojës.

Concentrix+Webhelp çmon shëndetin mendor dhe fizik të çdo punonjësi. Ndaj në Ditën e Grave, kompania organizoi takime pyetje-përgjigje me nutricionisten Diola Dosti dhe mjeken Klodiana Poshi, të cilat sollën në vëmendje rëndësinë e mirëushqyerjes dhe kujdesit për shëndetin.

South Outdoor Festival

Team building, aktiviteti për krijimin e frymës së komunitetit, këtë vit në Maj, i çoi punonjësit e Concentrix+Webhelp në në fshatin piktoresk të Borshit, për të qenë pjesë e South Outdoor Festival. Përgjatë tri ditëve shijuam atmosferën e muzikës së artistëve ndërkombëtarë të muzikës moderne, mes aktiviteteve të shumta sportive dhe kulturore. Punonjësit e Webhelp u bënë pjesë e një maratone lojërash argëtuese për më shumë se 4 orë.

We Are One – bashkimi inovativ i Concentrix + Webhelp

Në shtator, u finalizua bashkimi i Webhelp me kompaninë amerikane lider të shërbimeve të biznesit Concentrix, si pjesë e një strategjie me fokus tek nxitja e inovacionit, rritja e kapaciteteve digjitale dhe cilësisë së shërbimit, dhe zgjidhjeve gjenerative me anë të inteligjencës artificiale.

Bashkimi i dy kompanive lider në përvojën e klientit u arrit në sajë të punës së përkushtuar të të gjithë kolegëve, të cilët u bënë pjesë e një celebrimi ndërkombëtar nën emrin We Are One.

Festa e mbylljes së një viti historik

Festa e fundvitit 2023 shënoi përmbylljen e një viti me arritje historike, si edhe fillimin e një viti të ri në fokus të së cilit do të jetë inovacioni, tashmë nën strehën Concentrix + Webhelp. Salla gjigande e Mariott Hotel u pushtua nga ritmet e këngëve të dyshes Bruno-Klajdi Haruni, për të vijuar festën deri në orët e para të mëngjesit.

Nisma sociale

Punonjësit e Concentrix+Webhelp i janë bashkuar nismës së dhurimit të gjakut, si një manifestim konkret solidariteti me njerëzit në nevojë.

Kilometer Challenge është një organizim që përfshin komunitetin ndërkombëtar Concentrix + Webhelp. Nisma 30-ditore ka për qëllim të nxisë punonjësit të angazhohen në aktivitete fizike, dhe njëherësh, të frymëzojë përgjegjshmëri sociale dhe mjedisore. Duke iu bashkuar STEPtember, një ngjarje bamirësie që mbështet studimet mbi paralizën cerebrale, game changers -at kontribuojnë për një botë ku fëmijët munden ta kapërcejnë këtë çrregullim sfidues motorik.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0