Një mundësi e artë investimi; Arsyet përse një shtëpi e dytë në Portonovi, është vendimi që shoqërohet vetëm me pëfitime - Business Magazine Albania

Një mundësi e artë investimi; Arsyet përse një shtëpi e dytë në Portonovi, është vendimi që shoqërohet vetëm me pëfitime

Investimi në një shtëpi të dytë, mund të jetë investimi më i zgjuar, që mund të kthehet shpejt në një makth, nëse përpara marrjes së këtij vendimi nuk i keni peshuar mirë disa gjëra. Pas diversifikimit të portofolit tuaj përmes pasurive të paluajtshme mund të ketë arsye të shumta, por të gjitha duhet të takohen në një pikë të përbashkët, në mënyrë, që një shtëpi e dytë, të jetë vërtetë një: shtëpi e ëmbla shtëpi dhe jo thjesht një banesë e dytë. Vendndodhja, komoditetet që gjenden rreth e rrotull, cilësia e ndërtimit, zona përreth, janë disa nga kriteteret që njerëzit kërkojnë në një shtëpi të dytë dhe jo shumë larg Tiranës, në një nga gjiret më të bukura të Malit të Zi, gjendet resorti, investimi në të cilin përmbledh çdo kriter. Ky investimi pa dyshim është, në një nga vendimet më të zgjuara që mund të merrni.

Gjëja e parë që duhet të vendosni është pse po mendoni të blini një shtëpi të dytë dhe më poshtë do të listojmë një sërë arsyesh që do t’ju bëjnë të vizitoni menjëherë Portonovin.  Do të jetë një pronë për pushime, investim, një pronë për ta dhënë me qira? Po sikur t’ju themi që një rezidencë ne Portonovi, mund ta blini për të gjitha arsyet e mëposhtme?

Investimet për blerje prone në këtë resort përveçse si shtëpi pushimi, gjithnjë e më tepër po parapëlqehen edhe për dhënie me qira. E gjitha kjo shkon në përputhje me strategjinë e investitorit jo vetëm për të ofruar mjedise pushimi në një resort, por të mundësohet edhe një përvojë unike qëndrimi, një stil i nivelit ndërkombëtar për të gjithë rezidentët e tij. “Shumica e pronarëve të shtëpive, aktualisht i përdorin apartamentet për kënaqësinë personale, për të ndarë momente të çmuara me familjet e tyre dhe duke shijuar çaste qetësie. Ata kanë zgjedhur të krijojnë një parajsë për veten, duke përqafuar qetësinë dhe komfortin e apartamenteve të tyre. Ndërsa shumica e pronarëve i përdorin pronat për përdorim personal, sigurisht një grup ka vendosur të përfshijnë apartamentet e tyre në programin e qiradhënies.” pohon Drejtoresha e Marketingut dhe Komunikimit, Adrijana Husić.

Ekzistojnë dy strategji kryesore investimi në pasuri të paluajtshme për blerjen e një shtëpie të dytë: ta ktheni dhe ta rishisni atë, ose ta jepni me qira si një burim të ardhurash pasive. Kjo është një nga arsyet që prekëm dhe më lartë. Por në Portonovi, ku bëhen bashkë të gjitha arsyet përse duhet të investoni, nuk mund të rrimë pa përmendur, që resorti është një nga vendpushimet, zonat turistike më të bukura në rajon.

Pronat në distanca të gjata kanë nevojë për dashuri lokale dhe gjiri Boka është dashuri me shikim të parë. I vendosur në zemër të një nga gjireve më të bukura, rrëzë një mali të lartë, Portonovi është komuniteti rezidencial malazez më ekskluziv që ofron jetë të ekuilibruar plot përvoja autentike për shpirtin dhe shqisat tona.

Arkitektët e njohur botërorë kanë punuar në harmoni të plotë me mjedisin natyror përreth në një vend historik shekullor për të sjellë Portonovi – një vendpushim ëndrrash që ofron çdo komoditet që dëshironi. Portofoli i vilave dhe aparamenteve është i gjerë dhe me një shumëllojëshmëri tipologji banesash çdo investues do të gjejë atë që kërkon. Rezidencat në brendësi të fshatit të përshtatura për çdo familje nga 74 m2 deri në 382 m2. Rezidencat me pamje nga porti, ose të njohura ndryshe MARINA RESIDENCES , SKY VILLAS të vendosura në zemër të Portonovit , Vilatrivate One&Only, janë mishërimi i gjallë i jetesës mesdhetare.

Të gjitha këto rezidenca me pishina dhe kopshte private, apartamente luksoze, gjenden në resortin Portonovi, të shtrirë mbi 26 hektarë tokë bregdetare me mbi pothuajse 2 kilometra akses në det. Zotërimi i pronës tuaj private në Portonovi është një investim që ju shpërblen me mundësi të panumërta.

Investimet e huaja, një mjedis miqësor për biznesin, ndërhyrja minimale e shtetit dhe normat preferenciale të taksave kanë nxitur zhvillimin e rajonit, duke e vendosur atë në zemër të një prej destinacioneve më të dëshirueshme të Evropës. Ekonomia në lulëzim e Malit të Zi, çmimet konkurruese, në raport me shtetet e rajonit dhe cilësia e lartë e ndërtimeve, bregdeti i bruztë i Adriatikut, qytetet e lashta dhe peizazhet piktoreske janë vetëm disa nga arsyet që e bëjnë Portonovin një nga resortet më të mira në Ballkan.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0