Një monedhë e re dixhitale garon me Bitcoin - Business Magazine Albania

Një monedhë e re dixhitale garon me Bitcoin


Një monedhë tjetër dixhitale ka qenë së fundmi duke u zhvilluar ndërsa të gjithë ishin duke përdorur Bitcoin.

Bitcoin është një lloj monedhe dixhitale në të cilin përdoren teknika për të rregulluar prodhimin e njësive të monedhës dhe për të verifikuar transferimin e fondeve, që veprojnë në mënyrë të pavarur nga një bankë qendrore.

Kjo monedhë tjetër e re e përmendur më herët është Ethereum, e cila është pak a shumë si Bitcoin, por më e ndërlikuar dhe komplikuar. Bitcoin është shumë më i lartë në aspektin e vlerës monetare, por Ethereum është duke u përdorur aq shumë saqë po lehtëson punën e shumë bizneseve.

Pra, çfarë është Ethereum?

Ethereum është një aplikacion i decentralizuar që mbështet valutën dixhitale , ashtu si Bitcoin. Ju mund të paguani për gjërat online me të, me çfarëdo aparati që e lexon atë.

Por ka më shumë për Ethereum se sa për Bitcoin. Kriptokalenca, e quajtur eter, vepron përmes një “kontrate të zgjuar”. Kontrata e zgjuar është një teknologji, e cila bën “blockchain” apo regjistron çdo të dhënë publikisht dhe në mënyrë kronologjike dhe funksioni “if: then”, sistem që lejon Ethereum të tregtohet nëse një kusht i caktuar është plotësuar.

Çfarë është blockchain sërish?

Blockchain është një libër i përhapur ku regjistrohen të gjitha transaksionet e Bitcoin-it dhe Ethereum-it. Është tërësisht i decentralizuar, që do të thotë se nuk drejtohet nga asnjë person i caktuar apo kompani. Decentralizimi i saj jep një sërë aplikacionesh të tjera.

Çfarë ka bërë Ethereum tashmë?

Zhvilluesit mund të përdorin Ethereum për të ndërtuar aplikacione që përfitojnë nga teknologjia e kontratave të zgjuara që ajo përdor. Disa mbështesin mikrofinancën, ndërtojnë botën virtuale dhe parandalojnë vjedhjet e identitetit.

burimi: insajderi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0