Një libër si IKIGAI - Business Magazine Albania

Një libër si IKIGAI

IKIGAI

Shkruar nga Odise Gora, kontributor

Gjithmonë më pëlqen të lexoj. Më ndodh shpesh të jem duke lexuar dhe harroj brengat e jetes derisa vërej perëndimin e diellit. Kështu ndodh zakonisht me të gjithë ne, kur bëjmë gjërat që duam.

IKIGAI ishte me të vërtetë një nga ata libra që më bëri të humbisja sensin e kohës, pa e kuptuar si.

Me siguri jeni duke pyetur veten se çfarë është një IKIGAI?

Në fakt pyetja e vërtetë do të ishte : ‘’Cili është kuptimi i jetës sime? ‘’

Pergjigjia është IKIGAI. Ky koncept japonez që ndryshe përkthehet  si: ‘’lumturia e të qenurit përherë i zënë’’. Pra, dhe vetë libri nis me një proverbë, e cila të bën të reflektosh në mendimet apo  pikpamjen e tua mbi jeten.

‘’Vetëm duke ndënjur aktivë do të dëshironi të jetoni njëqind vjet.’’

-Proverb Japonez

Libri në fjalë trajton disa nga temat më të rëndësishme, të cilat janë aq modeste për jetën tonë, saqë vlera e tyre nuk mund të blihet me para.

  1. Arti i të qenurit gjithmonë i ri
  2. Sekretet kundër plakjes
  3. Mjeshtëria e jetës së gjatë
  4. IKIGAI

Ky art i të jetuarit do t’i dhurojë jetës tuaj një larmis ngjyrash.

Ju do të dini si të silleni me një nga qënjet më të rëndesishme të jetës tuaj, VETEN.

IKIGAI do t’ju bëjë të reflektoni vërtet në mënyrën se si të krijoni një jetë modeste, por shumë të çmuar në brendinë e saj. Të thurni ëndrra për jetën që dëshironi, por jo aq sa të mos zgjoheni dhe të punoni për to. Flini shpejt dhe zgjohuni herët në mëngjes. Ushqehuni shëndetshëm, sepse në ushqim formula e  jetëqatësisë është ndryshe: ‘’Ha më pak, jeto më shumë’’ mos e harroni këtë. Lidhuni me natyrën dhe kujdesuni për trupin tuaj dyzet vitet tuaja të para që trupi të kujdeset për ju dyzet vite më pas.

Qëndroni mirënjohës dhe falenderues. Mirënjohja është një fuqi universale. BUZËQESHNI !

Lexo: Mblidhet Juria e Edicionit të 10-të ICT Awards

Tregohuni të duruar me problematikat e jetës.

‘’Të gjitha gjërat njerzore kanë një jetë të shkurtër dhe të përkohshme’’

-Seneka

IKIGAI thotë ‘’Jetoni tani.’’ – Mos ndieni keqardhje për të kaluarën dhe frikë për të ardhmen. Gjithçka që keni është dita e sotme.Jepni më të mirën tuaj, në mënyrë që të keni pse ta kujtoni sepse i vetmi moment në të cilin jemi gjallë është e tashmja.

Mbi të gjitha një nga mësimet më të vyera është të duam të tashmen. Duajeni familjen dhe miqtë, kafshët , natyrën ashtu si janë dhe përpiquni të jeni i dobishëm. Në ditën tuaj të fundit kujtoni se nuk do të merrni asgjë me vete, përveçse vlerat, veprat dhe dashuria që mbartët tek ata, tek jeta juaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0