Mblidhet Juria e Edicionit të 10-të ICT Awards - Business Magazine Albania

Mblidhet Juria e Edicionit të 10-të ICT Awards

ICT Awards
Rrugëtimi Dhjetë vjeçar i garës mbarëkombëtare të ICT Awards, hyn në fazën thelbësore siç është ajo e vlerësimit të kandidatëve më të mirë për çmimet e vitit në inovacion dhe teknologji.
Gurëthemeli i radhës i edicionit të dhjetë, u shënua sot Datë 20 Prill 2022, në dy lokacione paralele Prishtinë dhe Tiranë, si dhe me pjesëmarrjen virtuale prej anëtarëve pjesëmarrës nga Shkupi dhe Stambolli.

Juria e ICT Awards, këtë vit përbëhet nga: Edona Bilali, Altin Petre, Visar A. Jasiqi, Alda Shehu, Azir Aliu, Igli Gjelishti, Gjergji Guri, Elinda Kajo Meçe, Edlira N Martiri, Ilir Capuni, Blerim Rexha, Jeta Zagragja, Ermal Beqiri dhe Hana Qerimi.
Juria u njoh me listën e më shumë se 100 kandidatëve dhe 80 projektet e tyre inovative në garë për çmimet e mëdha të teknologjisë.
Vëmendjen kryesore të këtij takimi e kishin padyshim kandidatët dhe projektet e mbërritura, ndërsa në axhendën e tij ishte përzgjedhja e kryetarit të jurisë që këtë vit u votua unanimisht Z. Visar Jasiqi , e cili vjen me një profil me eksperiencë të gjatë menaxheriale në edukim profesional dhe zhvillim të kapaciteteve humane, anëtarë jurie prej 10 vitesh në ICT Awards dhe drejtues inxhinierik pranë zyres Radix në Kosovë.
Ndërsa në rolin e zëvëndës kryetarit të jurisë u votua Zj. Elinda Kajo Meçe, me titull Prof. Dr. pranë Departamentit të Inxhinierisë Informatike, një kohësisht Dekane e Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, Universiteti Politeknik të Tiranës.
Kryesia e zgjedhur e Jurisë u shpreh e vetëdijshme për përgjegjësitë dhe rëndësitë e këtyre roleve si dhe shprehën vullnetin, dëshirën dhe kënaqësinë e tyre për të përfaqësuar Jurinë në aktivitetet vijuese.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0