Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT - Business Magazine Albania

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Evidentimi i talenteve, të rinjve të guximshëm e vizionarë, që përmes ideve të tyre kërkojnë të japin një kontribut të vlefshëm për shoqërinë, mbetet një angazhim të cilit One Albania i qëndron besnik prej vitesh. Gjetja e alternativave, hapësirave të reja të shprehjes për të gjithë të rinjtë krijues, novatorë e të udhëhequr nga dëshira për të sjellë ndryshim, e nxit One Albania të ndërtojë vazhdimisht ura komunikimi mes sipërmarrësve të ardhshëm dhe platformave me ndikim në botë. Duke nisur që nga suporti financiar dhe ai përmes ekspertizës e mentorimit, deri te krijimi i një prej hapësirave funksionale për teknologjinë dhe inovacionin, siç është One Connect Hub, One Albania ka investuar në mënyrë të vazhdueshme te gjeneratat e së ardhmes. 

Një lajm tjetër i mirë në këtë kuadër është dhe partneriteti me EIT Community Hub Albania, duke i dhënë sipërmarrësve të rinj mundësinë për t’u lidhur me një komunitet dinamik si EIT, katalizatori më i fuqishëm i inovacionit në Europë. Përmes nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi (MoU), One Albania bashkohet me një rrjet të gjerë europian inovatorësh, mentorësh dhe programesh të ndërtuara për të shndërruar ide premtuese në një realitet të prekshëm nga të gjithë. 

Lexo edhe:Një fundjavë kodimi/ One Albania përkrah talentet e ardhshme të teknologjisë në Junctionx Tirana

“Kur flasim për inovacionin sot nuk i referohemi më një trendi, flasim për të ardhmen e vendit tonë. Me anë të këtij bashkëpunimi me EIT Community Hub Albania, ne po hapim vetëm dyert drejt Europës, po ndërtojmë ura që lidhin vizionin me burimet, startup-et me mentorët dhe talentin me skenën botërore”, tha Brano Djurović, drejtor ekzekutiv i One Albania. 

Si pjesë e marrëveshjes, One Albania do të bashkëpunojë me EIT Community Hub Albania për të:

  • Pikasur dhe mbështetur startup-e me dhe talente të reja teknologjike.
  • Ndarë njohuri rreth teknologjive në zhvillim dhe transformimit digjital.
  • Bashkëorganizuar evente me fokus inovacionin në One Connect Hub.
  • Ndihmuar krijuesit e startupeve të kenë akses në rrjetin e programeve, mentorëve dhe financimit të EIT në të gjithë Europën.

Një hap i parë i këtij bashkëpunimi do të hidhet në eventin e kësaj të mërkure “Harvesting Innovation – Boosting Albania’s Digital Leap”, një përvojë njëditore që do të bashkojë themeluesit, studiuesit, studentët, politikëbërësit dhe entuziastët e teknologjisë. 

One Albania do të jetë një partner i eventit, duke ofruar çmime për startup-et fituese, por edhe si pjesë e një tryeze të rrumbullakët ku do të diskutohet mbi 5G-në, gjenerata e pestë e teknologjisë celulare, tashmë realitet për Shqipërinë falë One Albania.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0