Një kandidate shqiptare në Bergamo, në zgjedhjet për presidentin e rajonit të Lombardisë. Suela Plaka kërkon mbështetjen e shqiptarëve - Business Magazine Albania

Një kandidate shqiptare në Bergamo, në zgjedhjet për presidentin e rajonit të Lombardisë. Suela Plaka kërkon mbështetjen e shqiptarëve

Suela Plaka

Suela Plaka, mbështet shoqata të ndryshme që kanë si program “Mundësitë e Barabarta” për individë të ndryshëm, integrimin dhe diversitetin kulturor. Ajo njihet si një grua laike, reformiste dhe progresiste.

Prej vitit 2021 është këshilltare në Komunën ku jeton, Castel Mella. Nga viti 2013 deri në vitin 2018 ka mbajtur detyrën e Zv. Presidente për Barazinë Gjinore.

Ajo prej shumë vitesh punon si profesioniste e lirë në një studio private, por edhe për struktura shëndetësore të ndryshme, në Bergamo dhe Breshia. Suela merret me nutricion, edukimin shëndetësor dhe promovimin e shëndetit.

Më shumë gjeni në Le Fragole.com. Përvojën e saj ajo do ta vërë në shërbim të projektit “Ta ndryshojmë së  bashku Lombardinë”.

Ajo kandidon si Këshilltare në Provincën e Lombardisë, si pjesë e listës “Patto Civico” për MAJORINO PRESIDENT,  në qarkun e Bergamos. Suela Plaka kërkon mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë në atë qark për të ndryshuar Lombardinë. Ajo jeton dhe punon në Itali prej më shumë se dy dekadash.

Pasi përfundoi gjimnazin në Shqipëri, vendosi të ndjekë studimet e larta në Universitetin e Breshias.Shumë shpejt Breshia u shndërrua në një qytet që filloi ta dashurojë çdo ditë e më shumë. Me kalimin e viteve krijoi shumë marrëdhënie shoqërore aty dhe u bind akoma më shumë të krijojë një familje dhe të punojë në Itali.

Lexo: Suedia hap portin hapësinor orbital, ‘porta e re e Evropës në hapësirë

Ajo i është shumë mirënjohese qytetit të Breshias dhe Bergamos, sepse i dhanë mundësinë të pasurohet dhe maturohem shumë përgjatë këtyre viteve.

Sot është e martuar dhe ka dy fëmijë. Ajo ndihet natyrshëm një qytetare e shoqërisë italiane dhe e ndjen veten të integruar shumë mirë në këtë provincë të pasur kulturore të Lombardisë. “Megjithatë, unë nuk harroj nga kam ardhur. Kam lindur dhe jam edukuar, në një vend që përafërsisht gjysmë shekulli përjetoi diktaturën më të egër në Europë”, thotë Suela.

Suela ka qenë vazhdimisht aktive në jetën politike, sociale dhe kulturore në Itali.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0