Shembujt më të mirë të motivimit afatshkurtër, përfshijnë surprizat dhe kënaqësitë. Sigurisht, në terma afatgjatë janë: vullneti i brendshëm dhe dedikimi ndaj çështjes. Megjithatë, kohë më parë, një histori u tregua nga Mike Vance për pronarin e tij në atë kohë, Walt Disney.
Walt i tha Mike se “Vëllai im nuk me jep para që të bëj filma të tjerë. A mund të më ndihmoni të bëj disa para më shumë nga parku (Disneyland)?”
Kështu, Mike mblodhi një skuadër prej 7 vetash. Një nga femrat e grupit mori një kalendar dhe shënoi se çfarë ka ndodhur në park çdo ditë. Në këtë kohë, parku qëndronte i hapur nga e mërkura në të dielë.
“Le ta hapim parkun edhe të hënën dhe të martën” – sugjeroi ajo.
“Askush nuk do të vijë.” ishte përgjigjia.
“Do të formojmë një të ashtuquajtur “Magic Kingdom Club” dhe do t’u lejojmë drejtuesve të korporatave që t’u japin punonjësve të tyre bileta me ulje në këto ditë”, theksoi ajo.
Plani funksionoi përtej parashikimeve, ndërsa fëmijët dhe prindërit e tyre që morën bileta me ulje, shpenzonin më tepër në park.
Për Krishtlindje, dikush trokiti në derën e secilit prej 7 punonjësve. Një Mickey Mouse i madh qëndronte me një zarf në dorë. Brenda gjendeshin 100 aksione të Disney dhe 25 çeqe 1000 dollarë. Këto, të shoqëruara me një mbishkrim nga Walt Disney: “Është fantastike. Jeni fantastik. Bëjeni përsëri”.
Atë pasdite, të 7 ata u kthyen në zyrë.
Lexoni: Audi USA, sekretet e shërbimit të saj. Shpejtësi dhe kujdes i veçantë
Këtë rrathë, e njëjta zonjë shënoi se çfarë ndodhte në park në orë të ndryshme të ditës. Gjithmonë ndodhte diçka në park në 24 orë.
“Le t’a hapim parkun vonë të enjten në Maj” – sugjeroi përsëri ajo.
“Askush nuk do të qëndrojë”, ishte përgjigjia.
“Do të ftojmë një numër të limituar të graduantëve të shkollave të mesme dhe do ta quajmë atë ‘Grad Nites’.”
Gjithçka shkoi përsëri shumë mirë dhe të ftuarit blenë nga të gjitha lojet e pijeve dhe ushqimeve në park.
Disa javë më vonë, dera trokiti përsëri. Ishte përsëri Mickey Mouse me një zarf në dorë, në të cilën gjendeshin 25 çeqe $1000, një çelës makine dhe një mbishkrim: “Është fantastike. Jeni fantastik. Bëjeni përsëri”.
“Mickey, po këto çelësa ç’janë?”
Mickey tregon me gisht tek Ferrari që gjendej në secilën prej portave të tyre.
6 prej tyre u kthyen përsëri në zyrë atë pasdite. Siç Mike shpjegon, gruaja që bëri kalendarin dhe orën “mori $50.000, 100 aksionet dhe Ferrarin e saj dhe u largua. Çfarë kompania që i lejon punonjësit të zhduken kur ata duan!”
Kështu ata telefonuan Walt dhe i kërkuan që të gjejnë një person të ri. Atij i pëlqeu idea sepse ai sapo kishte blerë një punonjës të ri. Një MBA.
Ditën tjetër, ata i tregun MBA-së kalendarin dhe orën dhe i shprehën idetë e tyre.
“A keni një listë?” – pyeti ai.
“Çfarë liste?”
“Listë të atëtarëve të Magic Kingdom Club.”
“Le të telefonojmë Irmën.”
Çdo kompani duhet ta ketë një Irma. Irma asnjëherë nuk thotë “Do të të kthej përgjigje”. Ajo thotë “Prit. Do ta gjej.” Ekzaktësisht çfarë ajo bëri. Lista ishte në 20 kuti. Askush nuk i kishte parë ato, deri në këtë moment.
Skuadra shkoi tek Walt Disney për t’i prezantuar idene e MBA, për t’u shkruar letra anëtarëve të grupit dhe t’u ofronin libra dhe regjistrime të Disney. MBA donte ta quante atë “direct marketing”.
Shumë në organizatë kishin dëgjuar për çeqet, aksionet dhe Ferrarit. Për pjesën më të madhe, gjithçka ishte në rregull. Por ajo çfarë Walt bëri në vazhdim, i shqetësoi ata. Ai e promovoi punonjësin e tij me MBA si nëndrejtor, bazuar në meritë.
Burimi: Forbes
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.