Një hapësirë e re digjitale për të rinjtë! - Business Magazine Albania

Një hapësirë e re digjitale për të rinjtë!

Një hapësirë e re digjitale për të rinjtë!
Më 16 tetor, u organizua një aktiviteti veçantë që bashkoi të rinjtë me disa nga aktorët kryesorë të tregut të punës në Shqipëri, për të diskutuar fuqizimin e tyre përmes zgjidhjeve digjitale!
Bashkë me të rinjtë, ky event mirëpriti:
Përfaqësues të biznesit, dhe Organizatave jofitimprurëse, për të ndarë zgjidhje inovative që rrisin aksesin e të rinjve në punësim dhe zhvillim profesional.
Platforma digjitale “mundesi.ypn.al” u prezantua si një mjet i ri që ndihmon në gjetjen e mundësive për zhvillim profesional dhe personal, si: trajnime, konferenca, bursa, dhe praktika profesionale.

Lexo edhe:Elon Musk parashikon një qytet të qëndrueshëm në Mars deri në vitin 2050: A është njerëzimi gati të jetojë atje?

Çfarë thanë pjesëmarrësit gjatë takimit:
“Hapi tjetër drejt një tregu pune më të aksesueshëm”, Argjentina Grazhdani, Swisscontact Shqipëri.
“Kjo platformë është një nga instrumentet që do të lancojmë si mjet komunikimi edhe me nismat tona. Ne si institucion do ta mbështesim këtë nismë”, Geron Ibrahimi, Agjencia Kombëtare e Rinisë.
“Institucionet shtetërore kanë ndryshuar metodologjinë dhe strategjinë, janë bërë shumë “smart” ndaj formës sesi ne duam t’i afrohemi të rinjve. Ndaj dhe platformat që ne ndërtojmë janë më të lehta për t’u përdorur nga të rinjtë dhe më të përshtatura për të rinjtë”, Jonida Lika, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive.
“Digjitalizimi përshpejton lidhjen e biznesit me kandidatët e duhur”, Elidon Avrami, DBS GROUP Albania.
“Një rrjet mundësish dhe lidhjesh për zhvillimin personal dhe profesional të të rinjve”, Brikena Sallaku, projekti Boost Employment.
“Platforma përçon aksesin në mundësitë për trajnime, konferenca, bursa, etj. nga Tirana drejt të gjitha rretheve të vendit”, Françeska Muço, Rrjeti i Profesionistëve të Rinj/ Young Professionals Network.
Disa prej të rinjve që u njohën me platformën u shprehën për të: “Një hap i madh për të ndihmuar të rinjtë për të gjetur mundësi në të ardhmen”.
Vizitoni mundesi.ypn.al dhe zbuloni mundësitë për të zhvilluar karrierën tuaj!
*Ky aktivitet u organizua në kuadër të bashkëpunimit mes projektit “Boost Employment” dhe organizatës “Rrjeti i Profesionistëve të Rinj”. Projekti Boost Employment zbatohet nga Swisscontact. Ky projekt financohet nga Fondacioni Medicor, ndër donatorët e tjerë. Si pjesë e Programit të Zhvillimit të Swisscontact është bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Swiss Development & Cooperation, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0