Një hack i thjesht për të kuptuar se çfarë duan në të vërtetë klientët tuaj

Një hack i thjesht për të kuptuar se çfarë duan në të vërtetë klientët tuaj


Si pronar biznesi, ju mendoni çdo ditë për klientët tuaj. Megjithatë, është ide e mirë që të gjeni kohë për të reflektuar rregullisht se si produktet dhe shërbimet tuaja po i plotësojnë nevojat e tyre aktuale.

Kjo shtron pyetjen tek pronarët e bizneseve të vogla dhe tek sipërmarrësit në përgjithësi: “çfarë duan me të vërtet klientët e mi?”

Nuk ka asnjë mënyrë të vetme për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Se si i mblidhni të dhënat tuaja do të varet nga biznesi juaj dhe mund të ndryshojë me kalimin e kohës. Ja një hack i thjeshtë për të njohur më mirë klientët tuaj: thjesht duke i pyetur ata.

Sot, pronarët e bizneseve zotërojnë mjete dixhitale për mbledhjen e sugjerimeve, duke e bërë më të lehtë të zbulojnë se çfarë dëshirojnë klientët.

Rregullimi i çmimeve dhe krijimi i një fryme mikpritëse

Për Michelle Baker, pronare e Fitnesit Next Level në Misuri, të pyesni, të dëgjoni dhe vëzhgoni është thelbësore për të kuptuar se çfarë u duhet klientëve. Ajo ka punuar për një trajner tjetër personal përpara se të hapte palestrën e saj dhe dëgjoi që klientët po ankoheshin për çmime të larta.

Baker e dinte që klientët e saj nuk mund të përballonin qindra dollarë në muaj për trajnime. Ajo gjithashtu e dinte që fqinjët e saj përballeshin me sfida për shëndetin, si diabeti dhe kontrolli i peshës, gjë që mund t’i bëjë ata të hezitojnë të stërviten në një palestër të mbushur me rregullore për ndërtimin e trupit. Për shumë njerëz në komunitetin e saj, palestra ka të bëjë me zhvillimin e shprehive më të shëndetshme.

Kur Baker e hapi palestrën me burrin e saj në vitin 2009, ajo e dinte se çmimet e përshtatshme dhe një mjedis mikpritës ishin çelësi për zhvillimin e biznesit. “Duhet t’i mbanim çmimet mjaft të ulëta në mënyrë që personi mesatar të vinte tek ne,” thotë Baker. Palestra Next Level ofron një program fillestar gjashtë javor të seancave të trajnimit për 99 dollarë, një pikë çmimi e arritshme për klientët e saj.

Baker dhe burri i saj i rritën përfitimet duke zhvilluar seanca trajnimi në grupe të vogla. “Në këtë mënyrë ne maksimizojmë kohën që kalojmë në trajnim,” thotë ajo. Ajo gjithashtu shtoi shërbime që do t’i ndihmojnë klientët e saj të arrijnë qëllimet e tyre të fitnesit dhe shëndetit.

Për të lehtësuar shqetësimet e klientëve rreth stërvitjes me të tjerët, Baker poston video të rregullta në faqen e saj në Facebook, duke treguar larminë e llojeve të trupit, nivelet e fitnesit dhe moshave të klientëve të saj. “Kur njerëzit i shohin videot, ata e dinë se askush nuk do t’i bëjë të ndjehen të parehatshëm. Ne jemi një palestër më e vogël, miqësore, ku të gjithë njihen, dhe askush nuk ndihet i lënë mënjanë”.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0