Sipas ministrit, “Ferma me sipërfaqe 135 Ha është një sipërmarrje që bëhet për herë të parë në vendin tonë. Ajo përfshin ngritjen e infrastrukturës didaktike trainuese dhe demonstruese, sistemimin e tokës dhe reahabilitimin e sistemit të ujitjes, rritjen e mekanizimit, mbarështimin e kafshëve dhe krijimin e koleksioneve të bimëve. Ajo do të shërbejë gjithashtu si një qendër kërkimore për pedagogët, për praktikat mësimore të studentëve dhe për trajnimin e specialistëve të bujqësisë”.
Ferma pritet të vlejë edhe si një atraksion për turistët dhe të jetë një formë alternative për të siguruar të ardhura për vetë universitetin.
“Ne do t’a përdorim ekspertizën e Universitetit Bujqësor si shërbim konsulence për të hartuar politika dhe projekte në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, sigurisë ushqimore, peshkimit dhe veterinarisë”, tha Çuçi.
Universiteti Bujqësor shihet si mundësi për kërkimit shkencor pasi ka kapacitetet për t’u shërbyer nevojave të vendit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural”.
Lexo: Rimbursimi i TVSH vetëm 6%, fermerët derdhin qumështin në rrugë
Punësimi i studentëve ekselentë dhe kalimi i fondit 1 milion euro në llogari të Universitetit Bujqësor të Tiranës, është një hap në partneritetin afatgjatë që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të vendosë me një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në vend. Kjo vjen si rezultat i paktit të zhvilluar mes qeverisë dhe universitetit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto