Një epokë e re për administrimin e ndërtesave: Të enjten më 4 dhjetor, lançohet Komuniteti.al - Business Magazine Albania

Një epokë e re për administrimin e ndërtesave: Të enjten më 4 dhjetor, lançohet Komuniteti.al

Një epokë e re për administrimin e ndërtesave: Të enjten më 4 dhjetor, lançohet Komuniteti.al

Më 4 dhjetor, në Piramidën e Tiranës, do të prezantohet zyrtarisht Komuniteti.al, platforma e parë e dedikuar për digjitalizimin dhe organizimin e proceseve të administrimit të ndërtesave në Shqipëri. Eventi, i cili zhvillohet me mbështetjen e StartUp Albania dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, pritet të mbledhë kompani administrimi, profesionistë të industrisë, aleatë të ekosistemit të inovacionit dhe aktorë që po kërkojnë një model të ri pune të strukturuar, të matshëm dhe të qëndrueshëm.

Në Shqipëri, administrimi i ndërtesave ndodhet në një pikë të rëndësishme zhvillimi. Rritja e projekteve rezidenciale dhe komplekseve të banimit ka sjellë nevojën për struktura gjithnjë e më profesionale, të afta të organizojnë ritmin e shërbimeve, komunikimin me banorët dhe përditshmërinë operative të komuniteteve urbane. Tregu është duke kaluar natyrshëm drejt një faze ku dokumentimi, transparenca, raportimi dhe standardizimi bëhen pjesë e domosdoshme e funksionimit. Në këtë realitet, zgjidhjet digjitale po marrin një rol qendror, duke i dhënë industrisë mundësinë të ndërtojë një model pune të qëndrueshëm dhe të matshëm në kohë.

Komuniteti.al është konceptuar pikërisht për këtë fazë të tregut. Platforma është ndërtuar pas një analize të thelluar të proceseve të administrimit në terren, një punë shumëvjeçare e udhëhequr nga themeluesi Erion Çuni, i cili ka ndjekur nga afër mënyrën se si funksionojnë realisht shërbimet e administrimit dhe cilat janë elementët që krijojnë ritëm, qartësi dhe strukturë në punën e përditshme.

Lexo edhe: Komuniteti, startup-i që po digjitalizon menaxhimin e ndërtesave në Shqipëri!

Gjatë eventit, të ftuarit do të njihen me funksionalitetet kryesore të Komuniteti.al, që përfshijnë menaxhimin e integruar të kontratave, faturave dhe pagesave, organizimin e shërbimeve dhe ndërhyrjeve, gjurmimin e plotë të raportimeve, njoftimet inteligjente në kohë reale, si dhe një panel të avancuar analitik me AI që i mundëson kompanive të planifikojnë me të dhëna dhe të matin performancën me saktësi. Platforma është ndërtuar në përputhje me kërkesat e ligjit të ri të bashkëadministrimit të vitit 2025, duke ofruar një strukturë të qartë dhe të standardizuar pune për industrinë.

Eventi do të nisë me pjesën e mikpritjes dhe regjistrimit, për të vijuar me fjalët përshëndetëse të përfaqësuesve institucionalë. Prezantimi i Komuniteti.al do të ndahet mes Erion Çunit, i cili do të paraqesë arkitekturën teknike dhe mënyrën se si platforma strukturohet, dhe Amaraldo Hasanit, që do të trajtojë qasjen strategjike dhe perspektivën e zhvillimit të industrisë. Më pas do të zhvillohet paneli i ekspertëve mbi standardet e reja të administrimit të ndërtesave, duke sjellë një diskutim profesionist mbi drejtimin që po merr tregu dhe mundësitë që hapen për kompanitë e administrimit në këtë fazë të re digjitale.

Komuniteti.al shoqërohet nga një qasje e plotë partneriteti që përfshin onboarding të udhëhequr, trajnime të dedikuara, manuale pune dhe suport të vazhdueshëm teknik, duke e bërë adoptimin e platformës një proces të natyrshëm, të shpejtë dhe të qëndrueshëm për kompanitë që kërkojnë rritje të kapaciteteve operacionale.

Prezantimi i 4 dhjetorit shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të industrisë së administrimit të ndërtesave në Shqipëri. Komuniteti.al synon të krijojë një model të ri pune të bazuar në të dhëna, qartësi dhe efikasitet, duke ofruar një sistem të plotë dhe të integruar mbi të cilin industria mund të ndërtojë fazën e ardhshme të zhvillimit të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0