Një e mirë ka ndodhur nga Koronavirus

Një e mirë ka ndodhur nga Koronavirus



Çdo e keqe e ka një të mirë: është ky koncepti aziatik Yin and Yang. Lajme të këqija po vijnë mjaft nga Azia, e megjithatë nuk mungojne as të mirat.

Lexo: Koronavirus rrit numrin e personave që punojnë në distancë

I referohemi sigurisht situatës së rëndë, që ka kapluar Kinën e më gjërë, Coronavirus. Situatë e cila ka izoluar qytete të tëra, ka bllokuar qarkullimin, dhe ka mbyllur mjaft fabrika përpunimi duke “fikur” jetën tërësisht për periudha të gjata e njohur tashmë me termin karantinë.

koronavirus
Lajmi i mirë vjen nga NASA e cila ka publikuar pamjet satelitore te Kinës, duke vënë në dukje rënien drastike të ndotjes së ajrit nga dioksidi i nitrogjenit. Në pamje duket ndotja e kësaj zone përpara periudhës së karantinës dhe pas saj dhe diferenca është kolosale.

koronavirusLexo: BE ofron 232 milionë euro në luftën kundër Koronavirus-it

Nga data 10 deri ne datën 20 Shkurt planeti tokë pati mundësinë të merrte frymë lirshëm, të paktën në këtë zonë. Kështu edhe Coronavirusi e dha kontributin e tij në ngadalësimin e ngrohjes globale, të vetmit që nuk po e bëjnë janë njerzit.

Burimi: Geekroom

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0