Të posedosh një pronë në një qytet tjetër, kërkon medoemos një lidhje me atë vend. Nëse do t’ju përmendim investimin në një nga resortet më luksoze në Ballkan por jo vetëm, do të dëshironit të njihnit menjëherë destinacionin… E ndonëse ku i fundit nuk mund të ketë qenë në planet tuaja, do të mjaftonte një vizitë për t’u mahnitur nga mrekullia e Portonovit, resortit në Gjirin Boka të Malit të Zi vetëm disa orë larg Tiranës.
I vendosur në zemër të një nga gjireve më të bukura, rrëzë një mali të lartë, Portonovi është komuniteti rezidencial malazez më ekskluziv që ofron jetë të ekuilibruar plot përvoja autentike për shpirtin dhe shqisat tona. E ku ka më mirë sesa një vizitë në dhjetor, në periudhën më të bukur të vitit, ku çdo gjë duket se vishet nga petku i magjisë, për të kuptuar se Portonovi është një stil jetese dhe jo thjesht një resort pushimesh verore.
Arkitektët e njohur botërorë kanë punuar në harmoni të plotë me mjedisin natyror përreth në një vend historik shekullor për të sjellë Portonovin, një resort ëndrrash që ofron çdo komoditet që dëshironi. Portofoli i vilave dhe aparamenteve është i gjerë dhe me një shumëllojëshmëri tipologji banesash çdo investues do të gjejë atë që kërkon. Rezidencat në brendësi të fshatit të përshtatura për çdo familje nga 74 m2 deri në 382 m2. Rezidencat me pamje nga porti, ose të njohura ndryshe MARINA RESIDENCES , SKY VILLAS të vendosura në zemër të Portonovit , Vilat private One&Only, janë mishërimi i gjallë i jetesës mesdhetare. Të gjitha këto rezidenca me pishina dhe kopshte private, apartamente luksoze, gjenden në resortin Portonovi, të shtrirë mbi 26 hektarë tokë bregdetare me mbi pothuajse 2 kilometra akses në det. Zotërimi i pronës tuaj private në Portonovi është një investim që ju shpërblen me mundësi të panumërta.
Këtë dimër, ekipi menaxhues vjen me oferta tunduese duke ftuar të gjithë ata që do të donin të kalonin disa ditë pushimesh dimërore ndryshe, për të marrë me qira një nga suitat e mëposhtme. Oferta përfshin jo vetëm akomodimin në suitat luksoze, me mëngjes e parkim të përfshirë, por dhe një masazh relaksues 30 minuta për person. Kjo ofertë speciale “winter Escape” fillon me vetëm 192 euro për natë dhe është e disponueshme deri në fund të muajit janar. Suita Kumbor, dhe Suita Deluxe Mimosa janë strehëzat ideale për çiftet e reja, ose prindërit e rinj.
Të gjendura në zemër të Portonovit me pamje të mrekullueshme të fshatit, komode, e luksoze në të njëjtën kohë këto suitë ofrojnë çdo komoditet. Suitat nën emrin Bonaca, ofrojnë një akomodim luksoz për një familje ose një grup prej katër anëtarësh, me pishina, pamje nga deti ose nga fshati. Pesë tipe të tjera rezidencash janë në dispozicionin tuaj, ideale për deri në gjashtë persona. Suitat, deri në 320 metra katrorë, janë streha ku do të krijoni kujtimet më të bukura me njerëzit e dashur. Me pishina private, 3 tualete, çdo ambient për t’u ndjerë si në shtëpi, me ballkone të mëdha, të përshkuara nga drita natyrale këto suita janë ndërtuar duke patur në qendër çdo nevojë dhe dëshirë të pushuesit. Rezidencat janë të pajisura me elektroshtëpiaket e fjalës së fundit dhe çdo eksperiencë e juaj do i kalojë pritshmëritë tuaja. Luksoze, por në të njëjtën kohë praktike, këto rezidenca janë ndërtuar duke pasur në qendër të konceptit nevojat dhe dëshirat e pushuesit modern.
Dhe nëse doni disa arsye më shumë se përse tani është momenti i duhur për të vizituar Portonovin, vendin ku potencialisht do të investoni në të ardhmen atëherë lexoni më poshtë. Më 2 dhjetor, dritat e Pemës së Vitit të Ri do të ndriçojnë të gjithë Portonovin dhe deri më 7 janar Portonovi do të shndërrohet në një Botë të Çudirave. Sharmi magjepsës i Portonovit në dimër tek shëtisni nëpër rrugët e fshatit piktoresk mesdhetar do t’ju zbulojë përpara syve një magji që nuk e kishit përjetuar më parë. Si të kishte dalë nga librat me përralla, Portonovi do të jetë destinacioni juaj ideal për sezonin festiv të fundvitit, duke ju bërë të kuptoni që është një destinacion për 365 ditë të vitit.
Nga eventet për çdo moshë deri te festimet e jashtëzakonshme, çdo moment do të jetë i paharrueshëm. Çdo shesh në resort e jo vetëm duket se rezervon një surprizë për ju dhe sharmi i këtij fshati që gëlon nga gjallëria në çdo periudhë të vitit do t’jua marrë zemrën. Sheshi Marina do të shndërrohet në arenën e festimeve, me këndet për foto, tregun e Krishtlindjeve, ku do të shërbehen ushqimet dhe pijet e ngrohta e jo vetëm. Koncertet me këngëtarë, grupe dhe DJ të njohur do të jehojnë në të gjithë Portonovi për 16 ditë me radhë prej 23 dhjetorit, deri më 7 janar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.