Makina e re EV6 GT nga Kia është një crossover tërësisht elektrik me performancë të lartë i krijuar për epokën e re të qëndrueshme të lëvizshmërisë. EV6 GT kombinon një performancë gjallëruese me aftësitë e klasit të parë për udhëtime në distancë, karikimin ultra të shpejtë dhe një autonomi në botën e vërtetë tepër mbresëlënëse për udhëtim ndërshtetëror të palodhshëm.
Dizajni eksterior shprehës i EV6 GT përfshin disa ndryshime sportive dhe përmirësime estetike që ndihmojnë në performancën e makinës. Përdoruesit e makinës përshëndeten nga një hapësirë e fokusuar dhe e rehatshme që vjen me teknologjinë më të fundit të dizenjuar për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e drejtuesit dhe pasagjerëve, duke përmirësuar sigurinë dhe ndërlidhjen në çdo hap të një udhëtimi.
Performancë është rritur ndjeshëm në krahasim me 2 motorët standartë AWD të EV6, falë instalimit të një motori të ri me prodhim të ri që sjell një rritje të jashtëzakonshme prej 63% në fuqinë totale, krahasuar me motorët e pasëm në modelin standard.
EV6 GT mund të arrijë shpejtësinë 0-100km/h në vetëm 3.5 sekonda, duke e bërë këtë makinë më të shpejtën që Kia dhe Hyundai Motor Group ka prodhuar ndonjëherë – ajo ka një shpejtësi maksimale prej 260km/h. Dhe pse ky crossover ka përmirësime të ndjeshme në performancë, autonomia e kësaj makine është po kaq mbresëlënëse me 424 km dhe mund të karikohet nga 10-80% në vetëm 18 minuta.
Lexo: Qytetet inteligjente, sfidat dhe mundësitë për rajonin
Sjoerd Knipping, Zëvendës President i Marketingut dhe Produktit në Kia Europe komentoi: “Ndërkohë që Kia vazhdon para me misionin e tij për t’u shndërruar në një ofrues lider i zgjidhjes së lëvizshmërisë së qëndrueshme, EV6 GT e re është shenja më e qartë se si makinat tërësisht elektrike mund të ofrojnë nivele ndërveprimi dhe drejtimi të pakrahasueshme. Këtu kemi një crossover që kombinon fuqinë, performancën dhe zhdërvjelltësinë e një makine sportive me komfortin, autonominë e lartë dhe aftësitë e karikimit të shpejtë nga të cilat një GT moderne përfiton.”
Ndërkohë që të gjithë drejtuesit mund të jenë të siguruar për performancën tepër gjallëruese, EV6 GT mundëson gjithashtu një drejtim të përmirësuar dhe karakteristika kontrolli të makinës për një ndjesi sa më të lidhur me rrugën. Frenat e performancës së lartë, timoni i optimizuar dhe sistemi i amortizatorëve i ripunuar rrit kontrollin dhe konfidencën, ndërkohë që një sistem i përmirësuar Drive Mode Select me një modalitet të ri GT Mode lejon drejtuesi të personalizojnë eksperiencën e tyre të udhëtimit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.