Një brand tërësisht shqiptar për suplementet ushqimore. Intervistë me Eranda Shuaipi, themeluese e Better.me - Business Magazine Albania

Një brand tërësisht shqiptar për suplementet ushqimore. Intervistë me Eranda Shuaipi, themeluese e Better.me

Eranda Shuaipi

Eranda Shuaipi sjell në tregun shqiptar suplementet ushqimore, me brandin 100% shqiptar BETTER.ME.

Një hap që vjen pas shumë vitesh përvojë, njohëse e produktit, si në prodhim për kompani dhe tregje të huaja, edhe në konsum, si një sportiste profesioniste se bashku me partnerin e saj në biznes.

Ne kemi zhvilluar një intervistë me Erandën për të kuptuar ambiciet e saj rreth këtij produkti dhe vëmendjen e saj për konsumatorin shqiptar.

Futja juaj në tregun e suplementeve ushqimore, duket se ka ardhur nga një njohje e mirë dhe maturim i përvojës tuaj në këtë treg, duke punuar fillimisht për llogari të kompanive të tjera. Cili është tregu juaj i targetuar, tregu europian, shqiptar?

Prej 13 vjetesh tashmë prodhojmë për kompani e brande të njohur në Europë. Partneri im në biznes, Enrico Levantino zotëron një prej markave lider në tregun italian që egziston prej 35 vjetesh atje. Pra, është një fushë që e njohim shumë mirë nga ana profesionale, por jo vetëm. Në të dy jemi edhe sportiste e njohës të mirë të sportit të bodybuilding, pra edhe përdorues të rregullt të suplementeve. Çdo suplement që formulojmë bashkë me ekipin tonë të ekspertëve, e bëjmë me parimin: Sikur do e bënim për njerëzit tanë më të shtrenjtë, për veten tonë, për familjet tona, për miqtë tanë.

Ishte më shumë një krenari nga ana ime të kërkoj të krijoj një brand 100% shqiptar, i cili momentalisht i drejtohet vetëm tregut vendas, por në një të ardhme të synojmë tregun europian dhe më gjerë.

Si e shikoni sjelljen konsumatore? A ka një rritje interesi për integratorët ushqimorë dhe a mendoni se pandemia ndikoi në rritjen e kujdesit për veten?

Gjithmonë e më shumë njerëzit po ndërgjegjësohen se stili i jetesës, mënyra se si ushqehemi dhe si e integrojmë dietën tonë me shtesat ushqimore që asaj i mungojnë, ndikojnë ndjeshëm në shëndetin fizik dhe mendor, në cilësinë e jetës dhe jetëgjatësinë gjithashtu. Po e kuptojnë që është më mirë të kujdesesh për shëndetin ndërkohë që e ke, pa pritur të shkosh dyerve të doktorëve. Prej shekujsh, akoma më parq se tq lindte mjekësia zyrtare, njerëzit kuronin dhe parandalonin sëmundje të ndryshme me ndihmën e bimëve kurative. Edhe sot në kohët moderne, shumë ekstrakte bimore të bazuara në kërkime shkencore ndihmojnë në parandalimin dhe kurimin e shumë sëmundjeve, sidomos në fazën fillestare. Dhe këto nuk kanë asnjë efekt anësor. Me këtë, nuk dua të hedh poshtë mjekësinë, pëkudrazi, por para se t’u drejtohemi barnave, mund të provojmë më parë me suplemente, të cilat janë 100% nayrale dhe pa efekte anësore.

Me certifikimin e produkteve tuaja, a mendoni se jeni ndër brandet që mund të funksionojë në tregun europian me emrin “Made In Albania”?

Jemi ndër të rrallët laboratore në të gjithë botën të certifikuar me 2 certifikata ISO:

ISO 9001, që garanton kontrollin e cilësisë së çdo produkti që prodhohet në laboratorin tonë dhe siguron që çdo përbërës i shkruar në etiketë, është i përmbajtur në brendësinë e produktit deri në miligramin e fundit

ISO22000: vërteton “sigurinë e ushqimit”. Pra, konsumatori është i sigurt për atë që fut në trupin e tij. Një garanci që vlen shumë. Sigurisht që do ishte një markë e denjë për të konkurruar në cilindo treg në botë.

Cilat janë sfidat tuaja si grua sipërmarrëse? Çfarë do të dëshironit të ishte ndryshe në treg?

Si grua sipërmarrëse, nuk ndjej inferioritet në krahasim me burrat sipërmarrës. Kam fatin të jem e rrethuar me bashkpunëtorë shumë të mirë, që ma lehtesojnë të bërit biznes, megjithëse në Shqipëri është e vështirë për shumë arsye, përfshi këtu edhe faktin që tregu i punës nuk është i qëndrushëm, ka mungesa në krahë e cilësi punëtore etj.

Ndërsa përsa i përket tregut, do të doja të kishte konkurrencë të ndershme e të drejtë. Do doja të mos kishte “reklama gënjyese”, të tipit “ky produkti të bën të humbasësh X kg për kaq ditë”, e do doja që njerëzit të thelloheshin më shumë, të lexojnë etiketat me kujdes, sepse është shumë e rëndësishme se çfarë i fusin trupit të tyre.

Cilat janë ambiciet tuaja në vitet në vijim?

Ëndrra ime eshte qe brandi te kete sukses ne tregun shqiptar, e me pas te futet ne tregun global, te behet i njohur ne te gjithe boten, me krenarine “MADE ËITH LOVE IN ALBANIA” Jo rralle here nje komb i caktuar eshte i njohur per nje produkt te caktuar, megjithese eshte shume ambicioze, do doja qe nje dite Shqiperia te ishte e njohur per “BETTER.ME” FOOD SUPPLEMENTS

Cfarë do t’u sygjeronit sipërmarrësve të rinj në Shqipëri, apo shqiptarëve nëpër botë, të cilët kanë shpirt sipërmarrës dhe shpesh e shohin me interes tregun shqiptar, edhe kur jetojnë jashtë?

Sugjerimi im është:

Së pari, të gjejnë target grupin të cilit i drejtohen, pra të zbulojnë se kush janë konsumatorët potencialë të produktit apo shërbimit, të cilin duan të ofrojnë dhe pastaj të hyjnë në mentalitetin e tyre, të mendojnë si ata. Çfarë do klienti yt është shumë e rëndësishme.

Së dyti, të sigurohen që do të japin produktin apo shërbimin që ata premtojnë.

Së treti, të mos harrojnë që po operojnë në një treg, ku niveli i jetesës nuk është i njëjtë me atë në Zvicër. Pra, nuk mund të prodhosh me kosto shqiptare e të shesësh me çmim Zvicerian (thjesht për të marrë një shembull të një vendi me nivel e kosto jetese të lartë).

Pikërisht për këtë arsye ne kemi vendosur të shkojmë nga prodhuesi te konsumatori, për t’i bërë produktet tona të aksesueshme nga të gjithë, për sa i përket anës ekonomike.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0