Një botë pa tym, nismë e kompanisë së duhanit dhe Ferrarit - Business Magazine Albania

Një botë pa tym, nismë e kompanisë së duhanit dhe Ferrarit


Lajme të mira për duhanpirësit. Kompanitë e duhanit, po tentojnë të largohen gjithnjë  e më shumë nga efektet e dëmshme të nikotikës, duke ofruar opsione të tjera të konsumit. Philip Morris International dhe Skuderia Ferrari kanë zgjatur partneritetin e tyre deri në vitin 2021. Bashkëpunimi i tyre që nis 40 vite më parë, do të përqëndrohet këto vite në avancimin e kauzës së një bote pa tym duhani. Kjo nënkupton vazhdimin e pirjes së duhanit, duke kaluar nga forma më e dëmshme e konsumimit të nikotinës – cigare – tek alternativat më pak të dëmshme të provuara shkencërisht që janë pa tym.

Ne duam t’u japim 1.1 miliardë burrave dhe grave në botë që pijnë duhan, mundësinë për të bërë zgjedhje më të mira dhe më të informuara. Ne jemi të përkushtuar që të përdorim të gjitha burimet e disponueshme, duke përfshirë aktivitetet tona të lidhura me sportet motorike, për të përshpejtuar vrullin përreth këtij ndryshimi revolucionar për të mirën e njerëzve që pinë duhan, shëndetin publik dhe shoqërinë në përgjithësi. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen e Skuderisë Ferrari në këtë kauzë,” tha shefi ekzekutiv i PMI, André Calantzopoulos.

Krijimi i vetëdijes globale për mundësinë e paraqitur nga inovacioni, shkenca dhe teknologjia për të kaluar në një botë pa tym duhani është me rëndësi të madhe. Specialistët e fushës thonë se është e rëndësishme që qeveritë, ekspertët e shëndetit publik, komuniteti shkencor dhe shoqëria civile të përqafojnë sfidën dhe të ndihmojnë në vendosjen e një plani rregullues të ndjeshëm.

Skuderia Ferrari shihet si partner i rëndësishëm në këtë sfidë, sepse shfrytëzon një frymë pioniere, teknologji dhe inovacion në ndjekje të ambicieve të mëdha.

Djegia e duhanit gjeneron tym dhe shumicën dërrmuese të toksinave të dëmshëm të lidhura kryesisht me sëmundjet që lidhen me duhanpirjen. Prej 2008 PMI vlerësohet të ketë shpenzuar më shumë se 4.5 miliardë dollarë për të zhvilluar, mbështetur dhe ndërtuar kapacitetin prodhues për një portofol të gjerë të produkteve pa tym. Në vitin 2017, dy vite pas fillimit të komercializimit, gati 40% e shpenzimeve komerciale botërore të kësaj kompanie iu kushtua këtyre produkteve inovative. Sot vlerësohet që rreth 5 milionë njerëz kanë ndaluar pirjen e duhanit dhe kanë bërë ndryshimin në produktet e përparuara të duhanit.

Një nga kompanitë më të mëdha në këtë fushë, pretendon që një në tre nga konsumatorët 40 milionë burra dhe gra, do të bëjë të njëjtën gjë deri në vitin 2025.

Me mbështetjen e duhur rregullatore, ky numër mund të jetë shumë më i lartë deri atëherë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0