SpaceX nisi fluturimin e tij të parë privat në hapësirë të Mërkurën mbrëma, duke mbajtur një ekuipazh amator prej katër amerikanësh në një fluturim tre-ditor rreth orbitës së Tokës në një lëvizje që shënon një nga fluturimet më ambicioze në turizmin hapësinor, vetëm dy muaj pasi Virgin Atlantic dhe Blue Origin përfunduan fluturimin e shkurtër në hapësirë.
- Misioni i quajtur Inspiration4, udhëtimi i parë orbital pa asnjë astronaut profesionist, nisi katër amerikanë, përfshirë dy fitues të konkursit, një punonjës të kujdesit shëndetësor dhe sponsorin e tyre miliarder, Jared Isaacman, nga Qendra Hapësinore Kennedy.
- Përveç Isaacman 38-vjeçar, fluturimi përfshin një profesioniste të mjekësisë 29-vjeçare dhe të mbijetuarën nga kanceri i kockave Hayley Arceneaux, inxhinierin 42-vjeçar të të dhënave Chris Sembroski dhe akademikun 51-vjeçar Dr. Sian Proctor.
- Pasagjerët po fluturojnë në kapsulën Dragon të SpaceX dhe do të kalojnë tre ditë në orbitën e tokës në një lartësi deri në 360 kilometra.
- Kapsula Dragon u lëshua duke përdorur raketën Falcon 9 të ripërdorshme të SpaceX dhe pas lëshimit, përforcuesi i fazës së parë i përdorur për misionin gjithashtu u ul me sukses në një platformë në oqean.
29-vjeçarja Arceneaux është amerikania më e re që ka udhëtuar në hapësirë dhe ajo është gjithashtu udhëtarja e parë në hapësirë me një protezë, një shufër titaniumi në këmbën e saj të majtë, raportoi Associated Press.
Administratori i NASA-s Bill Nelson përgëzoi operatorët e misionit, duke postuar në Twitter: “Orbita e Tokës tani është më e arritshme për më shumë njerëz që të përjetojnë mrekullitë e hapësirës. Ne presim me padurim të ardhmen, ajo ku NASA është një nga shumë klientë në tregun e hapësirës komerciale. Përpara dhe lart!” Në 1986, Nelson bëri një fluturim në bordin e Space Shuttle Columbia si specialist i ngarkesës ndërsa shërbente si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA nga shteti i Floridas.
Lexoni: Udhëtimi në hapësirë i Virgin Galactic tejkalon pritshmëritë, interesi për kompaninë rritet me 525 %
Kompania e procesimit të pagesave të Isaacman, Shift4 Payments, po financon të gjithë misionin, por miliarderi dhe kompania kanë refuzuar të zbulojnë koston totale të misionit. 38-vjeçari është miliarderi i tretë që fluturon në hapësirë me një fluturim privat në dy muajt e fundit. Në korrik, Virgin Galactic i Richard Branson dhe Blue Origin i Jeff Bezos ndërmorën fluturime të shkurtra në buzë të hapësirës. Ndryshe nga ata, megjithatë, kapsula SpaceX do të orbitojë tokën në një lartësi që është rreth 100 milje mbi Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar dhe do të zgjasë për tre ditë të plota. Edhe pse fluturimi është plotësisht i automatizuar, ekuipazhi prej katër anëtarësh kaloi gjashtë muaj duke u trajnuar për fluturimin për të trajtuar çdo emergjencë të mundshme. Trajnimi përfshinte fluturime në aeroplanë luftarakë, stërvitje simuluese dhe një udhëtim në malin Rainier.
Misioni i Inspiration4 do të shërbejë gjithashtu si një mbledhje fondesh për Spitalin Kërkimor të Fëmijëve të St. Jude’s, Memphis, Tennessee, ku Arceneaux është e punësuar. Isaacman është zotuar të dhurojë 100 milionë dollarë nga pasuria e tij në spital dhe ai po kërkon të mbledhë edhe 100 milionë dollarë të tjerë përmes donacioneve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.