Nis rritja e pagës për administratën publike - Business Magazine Albania

Nis rritja e pagës për administratën publike


Çdokush që punon në shtet, duke filluar që nga dita e djeshme do të çojë në shtëpi të paktën 37.500 lekë. Kjo shifër përkon me pagën minimale bruto për të gjithë punonjësit e administratës publike, përcaktuar nga qeveria me një vendim të posaçëm që do të vihet në zbatim pikërisht në nisje të këtij muaji.

Në total, janë rreth 6.900 punonjës të tillë, të cilët do të përfitojnë nga rritja e parashikuar e pagës në nivelin prej 36%, duke i kushtuar buxhetit të shtetit plot 1 miliardë lekë më shumë.

Sipas vendimit të ministrisë së Financave, rritja e re e pagave varion nga niveli prej 7% deri në 36%.

Më poshtë mund të njiheni me rritjen e pagave sipas kategorive:

BUXHETORËT

– Punonjësit e cilësuar si mbështetës të administratës publike, si rojet, shoferët, sportelistët, operatorët, magazinierët, rritja e pagës bazë minimale shkon rreth 37.500 lekë.

– Për punonjësit e ministrive dhe Këshillit të Ministrave; specialistit të kategorisë “III b” rroga do t’i rritet 3.990 lekë, duke arritur në nivelin prej 89.990 lekësh.

– Specialistit të kategorisë “IV a” rroga do t’i rritet “IV a” nga 1 Marsi rreth 3.206 lekë dhe nga 45.800 lekë që merr sot, atij paga do t’i bëhet 70 mijë lekë.

SHËNDETËSIA

Përfitues nga rritja e rrogave të 1 marsit janë gjithsej 18.415 punonjës të sektorit shëndetësor, nga të cilët 4.650 mjekë dhe 13.765 infermierë. Fondi i parashikuar për t’u akorduar për këtë qëllim në buxhetin e shtetit, në formën e shtesës së pagave, është 1.3 miliardë lekë, apo 1 milion euro. Ndërsa paga e mjekut aktualisht është 69.008 lekë, ajo do të bëhet 78.095 lekë. Kurse rroga për infermierët nga 39.786 lekë do të bëhet 45.561 lekë.

ARSIMI

Për 34.630 mësues në rang vendi, rroga do të rritet në nivelin prej 10%, me një fond total shtesë i cili do të jetë 1.3 miliardë lekë. Konkretisht, paga për një mësues të shkollës 9-­vjeçare nga 61.600 do të jetë 64.650; ajo për një mësues të shkollës së mesme nga 64.000, do të arrijë 67.950. Nga ana tjetër, është parashikuar që pagat për 3. 826 pedagogë të rriten me nivelin prej 10%, teksa fondi që do të vihet në dispozicion është 450 milionë lekë. Konkretisht, paga e pedagogut nga 91.913 lekë do të bëhet 102.942 lekë, duke përfituar një shtesë rroge prej 11.030 lekësh.

POLICIA

Për 10 mijë punonjës të Policisë në rang vendi, pagat do të rriten në nivelin prej 10% deri në 35%. Ku në total, fondi i parashikuar për shtesën është 800 milionë lekë. Konkretisht, për një inspektor, paga do të rritet në nivelin prej 35%, duke nisur nga 1 Marsi, duke u paguar me 69 mijë lekë.

USHTRIA

Për ushtarakët, rritja e pagës për çdo gradë do të jetë në nivelin prej 8% deri në ­10%. Në total, përfitojnë rreth 6750 ushtarakë dhe fondi për shtesën e pagës është 480 milionë lekë. Konkretisht, rroga për një kapiten rritet në nivelin prej 10% apo 5700 lekë, ku nga 57 mijë lekë që paguhet sot një kapiten, duke nisur nga data 1 Mars do të marrë 62.700 lekë.

Burimi: lexo.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0