Nis programi “Startop”. Sipërmarrësit prezantojnë përpara një paneli idetë e biznesit. Intervistë me skenaristin Ardi Pulaj - Business Magazine Albania

Nis programi “Startop”. Sipërmarrësit prezantojnë përpara një paneli idetë e biznesit. Intervistë me skenaristin Ardi Pulaj

Startop

 “Startop” është program më i ri i Top Channel nje projekt i fondacionit mediatik Dritan Hoxha nga producentja, Ledja Liku, që nisi transmetimin më 22 tetor dhe do të jetë përpara ekraneve për 12 javë me një qëllim të vetëm: për të prezantuar disa nisma biznesesh për të cilat ose flitet pak, ose aspak.

Janë mijëra vetë, të cilët guxojnë të nisin një biznes të tyrin, qoftë dhe nga një ide e thjeshtë, e duke marrë përsipër rreziqet, sfidat e gjetjes së investitorëve dhe mbijetesës.

Kemi të bëjmë me sipërmarrës të rinj dhe inovatorë, por jo vetëm të rinj. Ata do të prezantojnë idetë e tyre në biznes, do të kenë mundësinë të njiheni me njerëzit që qëndrojnë pas dhjetëra start up-eve dhe qe punojnë si lehtësues dhe që tashmë i kanë vënë në zbatim idetë e tyre në fusha të ndryshme, si teknologji, krijime makinerish, aplikacione.

Në “Startop” ata do të prezantojnë pikërisht se si e nisën rrugëtimin e tyre dhe deri ku kanë arritur sot. Në studio në çdo episod do të jetë dhe një panel ekspertësh, të cilët do të dëgjojnë historitë e tyre, por do të japin dhe sugjerimet e tyre. Business Magazine ka zhvilluar një intervistë me skenaristin e programit, Ardi Pulaj, i cili na jep disa detaje më shumë në lidhje me projektin.

–           Ardi përshëndetje. Startop, një program që nuk është parë në ekranet televizive shqiptare. Si lindi ideja për formatin dhe cili është qëllimi kryesor i tij?

Duke qenë se Fondacioni Mediatik “Dritan Hoxha” është gjithnjë në kontakt me projekte të ndryshme që kanë në fokus rininë dhe idetë inovative, producentja Ledja Liku pati idenë që pse këto start-up-e të mos vinin në një format televiziv, ku sipërmarrjet e reja të prezantonin veten para publikut, jo vetëm para investitorëve që u duhet të paraqesin nismat e tyre, por edhe te publiku i gjerë. Ishte momenti, kur ministrja e Sipërmarrjes, Edona Bilali kishte njoftuar dhënien e granteve për dhjetëra start-up-e për t’i ndihmuar financiarisht. Dy institucionet bashkërenduan përpjekjet dhe tani në ekranin e Top Channel, shfaqet çdo të shtunë në orën 17:00, “StarTop”.

–           Mediat shpesh akuzohet për formatet jo-edukuese, a mendon se Startop do ta përmbysë këtë gjykim?

“StarTop” në vetvete është një platformë televizive, ku të rinjtë dhe jo vetëm, shpalosin idetë e tyre. Ata i kanë të qarta ato dhe janë ose në fazat fillestare të sipërmarrjes, ose duan ta zhvillojnë më shumë biznesin e tyre në faza të mëtejshme. “StarTop” është pikërisht platforma e tyre, ku ata të tregojnë nëpërmjet një programi televiziv historinë, sfidat dhe planet e së ardhmes. Unë personalisht, kur kam parë këto të rinj e të reja, por edhe të grupmoshave më të mëdha që kanë ndërmarrë nismën e biznesit, jam inspiruar nga ata.

–           Në program përballemi për herë të parë edhe me termin Lehtësues. Mund të na e shpjegosh cili është roli që ata kanë?

Edhe për mua ishte një term i ri, që e hasa pikërisht duke punuar për “StarTop”. Lehtësuesit kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekosistemit të start-up-eve. Për shembull, dikush ka një ide për sipërmarrje, por aq; i mungojnë elementë të tjerë, si trajnimi se di duhet ta shkruajë këtë projekt për ta paraqitur para investitorëve, apo nuk di se si ta prezantojë atë. Ose, personi mund ta ketë idenë shumë të mirë, por i mungon një plan biznesi, apo strategji zhvillimi, marketingu apo shitjesh. Këtu, vijnë në ndihmë lehtësuesit, të cilët ofrojnë njohuritë e duhura dhe trajnimin për pikat ku një sipërmarrës nuk ka informacion apo nuk është i përgatitur.

–           Si është bërë përzgjedhja e panelit të ekspertëve?

Paneli i ekspertëve vjen nga fusha e biznesit, ku janë sipërmarrës të cilët kanë nisur rrugën e tyre të biznesit dhe sot janë në tregun shqiptar dhe jo vetëm me kompani të suksesshme. Në panel janë edhe ekspertët e start-up-eve që merren çdo ditë me të rinjtë e të rejat që kanë ide biznesi, por edhe përfaqësues të Ministrisë së Sipërmarrjes. Ata janë aty për të dëgjuar rrugëtimin e start-up-eve dhe për të dhënë këshillat e tyre miqësore.

–           Ata që vijnë në Startop kanë vetëm ide në duart e tyre apo edhe produkte të realizuara që kërkojnë financim për tregje të reja? A janë këta sipërmarrës vetëm nga Shqipëria apo edhe nga diaspora? 

Në “StarTop” vijnë sipërmarrës nga Shqipëria që janë në faza të ndryshme të biznesit. Ka dhe nga ata që janë në fillimet e tyre, por edhe ata që duan të zhvillojnë më tej sipërmarrjen, që u duhen fonde për krijimin e një prototipi të caktuar të produktit të tyre, por edhe biznese që duan të shtrijnë aktiviteti përtej Shqipërisë; në rajon dhe më gjerë në tregun global

–           Ardi a mund të presim më shumë formate të tilla në Top Channel dhe nga fondacioni mediatik “Dritan Hoxha”?

Fondacioni Mediatik “Dritan Hoxha” është gjithnjë në kërkimin e bashkëpunimeve, sidomos kur vjen puna te mbështetja e të rinjve dhe ideve të tyre inovatore. Ndaj edhe “StarTop” vjen në ekranin e Top Channel me mbështetjen e plotë të drejtueses së fondacionit Sara Hoxha. Promovimi dhe realizimi i projekteve me fokus të rinjtë gjithnjë do të jenë elementë kryesorë në format e ardhshme që do të vijnë në Top Channel, si pjesë e projekteve të fondacionit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0