Nis në 20:00 ora policore. Shkollat e mesme online - Business Magazine Albania

Nis në 20:00 ora policore. Shkollat e mesme online

Duke nisur nga e enjtja, ora policore do të jetë e vlefshme prej orës 20:00. Nga kjo orë edhe aktivitetit i bareve dhe restoranteve do të ndalohet, përveçse shërbimit “delivery”.

Në bashkitë me risk të lartë mësimi do të zhvillohet online, ndërsa do të zgjatet sezoni i provimeve për lëndë specifike.

Sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dyshime se në vend qarkullojnë edhe variantet e reja të koronavirusit. Kjo për shkakt tv shtimit të rasteve dhe uljes së moshës së të prekurve.

“Ndodhemi në një situatë kur, dyshimet e arsyeshme na bëjnë të mendojmë për praninë e mutacioneve të reja të virusit.  Jemi në një situatë kur, me gjasë prej këtyre mutacioneve, kemi një shtim të ndjeshëm të infektueshmërisë. Jemi në një kohë kur, kushtet atmosferike – jemi në mes të dimrit – e bëjnë edhe më të pafavorshme situatën. Jemi në një situatë kur, kemi shtim të numrit te infektimeve, kemi ulje të moshës së të prekurve si rrjedhoje dhe e relaksimit të sjelljes pas festave të fundvitit dhe periudhës më pas, ndaj si pasojë e çfarë përmenda më sipër kemi një shtim të ndjeshëm të misioneve të Urgjencës Kombëtare, të misioneve në banesë dhe transferimeve në spitale. Kjo situatë është shoqëruar dhe shtim të shtrimeve në spitale dhe rritje të numrit të pacienteve në terapitë intensive.

Komiteti ka vendosur në mbledhjen e së mërkurës:

-Ndalim qarkullimi i lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

– Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.”

Lexo: Johnson & Johnson kërkon miratimin e vaksinës së saj

Covid po shtrihet edhe tek moshat e reja

Shefja e Infektivit, Najada Çomo tha se “Forma të rënda të moshave të reja, shoqëruar dhe me humbje jete, fluksi është i përballueshëm, por i shtuar nga ana numerike. Unë bëj thirrje që këto masa janë të detyrueshme. Në terapi intensive është shtuar numri i pacientëve të shtruar dhe theksoj që është i përballueshëm fluksi, por ne garantojmë punën tonë. Por, stërmundimit të bluzave të bardha, popullata shqiptare mund t’i përgjigjet vetëm me respektimin e masave, sepse jemi për të mbrojtur shëndetin”. Ajo kërkoi ndihmë nga popullata.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0