Nis me vetëbesimin. Këshilla e psikologes Melisa Shehu

Nis me vetëbesimin. Këshilla e psikologes Melisa Shehu


Melisa preferon shumë të komunikojë me njerëzit. Një pasion që e ndihmon në profesionin e saj. E vendosur dhe shumë ambicioze, pas studimeve arrin të hapë zyrën e saj si psikologe, ku praktikon trajtimet me pacientët. Ajo ka studiuar “Psikologji Këshillimi / Pedagogji” në universitetin Beder dhe studimet Master në Ankara. 

Pyetjet bazë fillimisht ia ka bërë vetes: “Kush jam unë?” dhe “Si mund të bëhem ajo që ëndërroj?”. “Të jesh psikologe, të ndihmon të njihesh me veten së pari. Të shërosh komplekset e tua dhe të gjendesh aty ku ka nevojë për ty”.

Sipas Melisës, të ushtrosh profesionin e psikologes, nuk është e lehtë. Njerëzit kanë shpesh dyshime në aftësitë profesionale të psikologut. Nëse një person vëren se diçka nuk shkon mirë me shëndetin mendor, duhet patjetër të konsultohet me psikolog. Nëse problemi kalon disa kohë, mund të kalojë në çrregullime të tjera shumë më të rënda, që janë akoma dhe më të vështira për t’u kuruar. Ndaj, sipas saj, konsultat me psikologun duhen bërë për një shëndet më të mirë mendor.

Lexo: Si të fitoni vetëbesimin?

Përgjithësisht, grupmosha 18-30 vjeç trokasin më shumë për ndihmë. Problemet në këtë moshë kanë të bëjnë më së shumti me identitetin e tyre (kush jam, çfarë dua të arrij në jetën time). Për grupmoshat më të mëdha, çështjet më të diskutueshme janë marrëdhëniet në çift, konfliktet, mosmarrëveshjet, tradhëtia, depresioni, ankthi dhe çështjet që lidhen me prindërimin. Sipas saj, të gjitha çështjet lidhen me një fëmijëri të pajetuar, me një rini të paplotësuar apo me probleme momentale.

Melisa ka një pasion të çmendur për udhëtimet. Ato e tjetërsojnë, i japin frymëzim dhe e motivojnë. Njohja e kulturave të reja dhe njerëzve të rinj, ia bëjnë asaj më të lehtë punën. Udhëtimet e kanë ndihmuar të menxhojë frikën, të reflektojë, të zhvillojë empatinë, të dëgjojë, të ketë një vetëvlerësim më të lartë dhe të bëj më të mirën e saj si psikologe.

Lexo: Pesë hapa për të motivuar punonjësit

Vetëbesimi është një çështje e rëndësishme ashtu si edhe respekti për veten, motivimi si dhe ushqimi i shëndetshëm, sipas Melisës. Mënyra e jetesës lidhet ngushtë me shëndetin mendor, thotë ajo. Ndaj sugjeron ushqim të shëndetshëm, aktivitet fizik, yoga, meditim, të kalojmë kohë me veten, të mendojmë pozitivisht, të gjejmë njerëzit dhe gjërat që na japin jetë dhe motivim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0