Revista online e sipërmarrjes dhe biznesit shqiptar Business Magazine ka filluar bashkëpunimin me TechSot.al, një portal dedikuar tërësisht teknologjisë.
TechSot.al është një portal inovativ që sjell lajmet më të reja nga bota e teknologjisë dhe analiza të holla për këtë fushë. Së fundi kjo faqe ka filluar të jetë mjaft popullore në komunitetin e teknologëve shqiptarë.
Ne si Business Magazine menduam për një bashkëpunim sa më të ngushtë me TechSot, pasi e shohim shumë të arsyeshme përditësimin me të rejat më të fundit nga teknologjia, për lexuesit tanë. Në epokën e Startup-eve nuk mund të konceptohet një biznes pa mbështetjen e teknologjisë.
Ashtu siç biznesi dhe teknologjia kanë një rrugë të gjatë përpara, ne urojmë një bashkëpunim sa më të frytshëm ndërmejt këtyre dy portaleve inovative.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto