Nis aplikimi për pagën e luftës prej 40 mijë lekësh

Nis aplikimi për pagën e luftës prej 40 mijë lekësh


Nga 21 prilli, nis procesi i aplikimit për rreth 176 mijë punonjës, që plotësojnë kriteret për të përfituar ‘pagën e luftës’ prej 40 mijë lekësh.

Aplikimi do të bëhet nga bizneset, në emër të të gjithë punonjësve, përmes sistemit e-filing, në faqen online të Drejtorisë së Tatimeve.

Biznesi do të plotësojë fillimisht formularin “Kërkesë për Përfitim të Ndihmës Financiare 2”.

Në të duhen përfshirë të dhënat e biznesit, përfshirë emrin tregtar, NIPT-in, adresën e selisë, administratorin; emrin dhe mbiemrin, numrin e telefonit, email-in.

Në formular duhen shënuar të dhënat e plota të llogarive bankare të punonjësve, ku më pas do të transferohet paga.

Brenda 10 ditëve, Drejtoria Tatimore do ta njoftojë subjektin nëse plotëson kushtet për ta përfituar pagën apo jo.

Më pas, Drejtoria e Tatimeve i dërgon Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit listën e qytetarëve përfitues dhe thesari kryen pagesat direkt në llogaritë e punonjësve.

Për më shumë të dhëna mbi mënyrën e aplikimit, klikoni këtu.

Kush e përfiton pagesën 40 mijë lekë?

  1. a) Personat e punësuar në bizneset e vogla. Qeveria ka vlerësuar se janë rreth 100 mijë të tillë që nuk kanë përfituar nga paketa e parë.
  2. b) Punonjësit e bizneseve në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve të turizmit. Qeveria ka vlerësuar se janë rreth 10 mijë persona të tillë.
  3. c) Punonjësit e të gjitha bizneseve të mëdha (mbi 140 mijë lekë xhiro vjetore), të cilat janë mbyllur me urdhër të Ministres së Shëndetësisë;
  4. d) Të gjithë punonjësit e pushuar nga puna në bizneset e mëdha që janë lejuar të punojnë. Përfituesit duhet të jenë pushuar nga puna para datës 10 prill dhe formulari i pushimit të tyre (E-sig027) të jetë dorëzuar pranë drejtorisë tatimore brenda datës 10 prill.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0