Ngecja në karrierë dhe si të kërkoni punën që dëshironi - Business Magazine Albania

Ngecja në karrierë dhe si të kërkoni punën që dëshironi

Ngecja në karrierë

Në këtë artikull, do të flasim se si duhet të shmangim mendimet vrastare. Elida Motro, drejtuese e kompanise Emi &CC Coaching and Consulting sjell një cikël artikujsh dhe podcastesh për zhvillimin personal, karrierën dhe menaxhimin e burimeve njerëzore. Ajo sjell sërish shembujt e saj nga jeta dhe puna e përditshme me të rinjt, të cilët sipas saj, janë shumë të zgjuar dhe nëse flet me ta e kupton thellësisht se çfarë ka ndodhur.

Por ajo çfarë sheh si problem – duke marrë parasysh programin e trajnimit për tregun e punës – është zvarritja apo shtyrja e gjërave për më tej. Duke përdorur programin ACT, sipas saj, janë vërejtur rezultat të mëdha. Sigurisht, nuk ka feedback të njëjtë për të gjithë, pasi varet shumw nga dëshira individuale për të ndryshuar dhe përmirësuar, por nëse ka këshillim të mirë dhe profesional, të rinjtë nuk preferojnë të vegjetojnë, por të nxjerrin më të mirën prej tyre.

Pse dikush nuk ecën në tregun e punës? Sipas Elidës, mendimet vrastare pengojnë rritjen e potencialit:

“Sapo hyn në tregun e punës, do të të thuhet që je shumë i kualifikuar apo pak i kualifikuar, apo kur do të kalosh nga një proces apo pozicion në një tjetër, mendimi ynë vrastar për këtë është: unë nuk di për këtë, e vetmja gjë që unë di është…”. Rreth 60 mijë mendime që kalojnë në trurin tonë, ky është nga më vrastarët, kur kemi mundësi dhe potencial të zhvillohemi.”

Mendime të tjera vrastare që pengojnë potencialin e të rinjve lidhen dhe me faktin se shumica nuk e dinë çfarë kërkohet prej tyre në një pozicion pune, apo një nga pjesët më të rëndësishme: Ëndrrat e tua.

Shumë prej të rinjve, duke u shoqëruar me këto mendime vrastare, kana hequr dorë nga ëndrrat ose në fakt as nuk janë rritur a mësuar me një ëndërr, që të jetë reale: “ku do të arrish?”; “ku do të jesh?”.

Lexo: Menaxherët, si mund të gjejnë kohë për të zhvilluar veten

Për ta ndryshuar këtë duhet të fillosh të mendosh se, cilat janë mendimet e tua vrastare dhe të filloni të ndryshoni procesin e të menduarit në: “po, unë dua të ec më përpara”.

E dyta, sipas Elidës, në 2-3 ditët e ardhshme fillo të shkruash sa herë ulesh e mendon se cili është vendi që do doje të kishe në tregun e punës dhe këtu Elida sugjeron 2-3 hile të vockla.

Hileja: Mos u nis nga idejal “Unë dua të bëhm balerinë”. Ajo që duhet të kërkoj realisht është të shikoj ku jam dhe ku dua të arrij. Nëse do shkruani për pozicionin e ri të punës apo vendin ku doni të arrini ju, mos u zvarrisni. Shkruani 7-8 pika, por sigurohuni që 4 pikat e para t’i keni gjëra tashmë të arrira. Për shembull, nëse dikush thotë qe do të bëhet shef departamenti ose do të ketë një kompani të veten, duhet nisur nga çfarë ke arritur deri tani.

Mundohuni të realizoni këto ushtrime të vogla, të cilat ju ndihmojnë shumë për të kuptuar çfarë doni vërtetë. Shkruani çdo gjë dhe ide që ju vjen, sepse vetëm kështu mund të arrini të kuptoni realisht ëndrrat tuaja dhe të filloni të ndryshoni mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit në zhvillimin tuaj personal.

Ndiqni podkastin Ketu!

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0