Nga Tirana në UK: Rruga e Sarës drejt suksesit akademik në Angli - Business Magazine Albania

Nga Tirana në UK: Rruga e Sarës drejt suksesit akademik në Angli

Nga Tirana në UK: Rruga e Sarës drejt suksesit akademik në Angli

Histori suksesi nga një studente shqiptare që arriti të realizojë ëndrrën e saj për të studiuar jashtë vendit, me ndihmën e Integral Educational Programs.

Në një kohë kur gjithnjë e më shumë të rinj shqiptarë synojnë të ndërtojnë karrierën e tyre në universitete ndërkombëtare, historia e Sara Cenaj është një shembull frymëzues për këdo që ëndërron të studiojë jashtë vendit. E diplomuar në Universitetin Polis në Tiranë për Master Shkencor në Arkitekturë dhe Dizajn Urban, Sara kishte dëshirën të zgjerojë horizontet e saj përmes një tjetër eksperience akademike në një nga vendet me traditë të fortë në arsim – Mbretërinë e Bashkuar. “Performanca ime akademike ishte e lavdërueshme, por nuk kisha një drejtim të qartë për masterin e dytë. Ndihesha e pasigurt për procesin e aplikimit jashtë shtetit dhe kisha nevojë për një udhëheqës të besuar,” – tregon Sara. Në kërkim të një zgjidhjeje të sigurt dhe profesionale për të menaxhuar procesin e aplikimit në universitete jashtë vendit, ajo u drejtua te Integral Educational Programs, një nga agjencitë lider në këshillimin për studime jashtë vendit.

Pse Integral? Zgjedhja që ndryshoi rrjedhën e karrierës

Sara kishte kontaktuar disa kompani dhe organizata, por sipas saj, profesionalizmi dhe qasja njerëzore e stafit të Integral, e veçanërisht konsulentes Xhensila, bënë diferencën. “Integral u dallua që në komunikimin e parë. Ndihma e Xhensilës ishte vendimtare – më udhëhoqi në çdo hap të procesit dhe më ndihmoi të gjej një program që përputhej me sfondin tim dhe objektivat e mia afatgjata.” Me asistencën e Integral, Sara aplikoi dhe u pranua në një nga universitetet më të njohura në Angli – Nottingham Trent University, në programin Master Shkencor në Zhvillimin e Pronave dhe Planifikim. Ajo nuk kishte nevojë për provime hyrëse, për shkak të formimit të saj të mëparshëm dhe dokumentacioni u përgatit në kohë rekord nga ekipi i Integral.

Lexo edhe:Integral Educational Programs, investimi më i mirë për të ardhmen tuaj akademike

Jeta në Mbretërinë e Bashkuar dhe sukseset akademike

Kalimi në sistemin britanik të arsimit rezultoi më i lehtë sesa priste. “Falë përgatitjes sime në Shqipëri dhe mbështetjes së stafit akademik në NTU, jam përshtatur shpejt. Universiteti ofron një ambient mikpritës për studentët ndërkombëtarë dhe burime të pasura për zhvillim akademik dhe profesional.” Sot, Sara është në prag të diplomimit me një diplomë të klasit të parë, duke tejkaluar pritshmëritë e saj dhe duke ndërtuar themelet e një karriere ndërkombëtare në fushën e zhvillimit urban dhe planifikimit.

Një thirrje për të rinjtë shqiptarë: Filloni sot udhëtimin tuaj!

Rasti i Sarës tregon se me përgatitjen e duhur dhe këshillimin e specializuar, studimet jashtë vendit nuk janë një ëndërr e paarritshme. Ajo është vetëm një nga dhjetëra studentët shqiptarë që kanë realizuar me sukses aplikimin në universitetet më të mira në botë përmes Integral. “Nëse keni një dëshirë për të studiuar jashtë, mos e lini pas dore. Filloni herët, kërkoni ndihmë nga profesionistët dhe jepini vetes mundësinë për të shkuar më tej. Unë e bëra, dhe ju mundeni gjithashtu.”

Integral Educational Programs: 30 vite përvojë, qindra histori suksesi

Me një përvojë mbi 30-vjeçare dhe më shumë se 50 këshilltarë të certifikuar, Integral ofron mbështetje të personalizuar për të gjithë ata që kërkojnë të studiojnë jashtë vendit – nga universitetet britanike, amerikane, gjermane, deri te programet verore dhe shkollat e mesme ndërkombëtare.

📌 Vizitoni www.integral.al për të rezervuar takimin tuaj falas dhe të nisni aplikimin që do të ndryshojë jetën tuaj!

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0