Nga supermodele e Victoria's Secret në sipërmarrëse në industrinë e luleve

Nga supermodele e Victoria’s Secret në sipërmarrëse në industrinë e luleve


“Në një moshë të re unë kisha aftësi sipërmarrëse, mbase kjo është mënyra hollandeze e gjërave,” thotë Frederique van der Wal. Në moshën 48-vjeçare, supermodelja e shndërruar në sipërmarrëse sapo ka nisur startupin e saj në tokën amerikane, ku shpreson të kultivojë një pasuese për biznesin e butikut të luleve Frederique’s Choice.

“Në një moshë më të re, i hyra rrugës së modelingut në New York, por gjithmonë, në të njëjtën kohë, shikoja edhe për gjëra të tjera dhe se si të kombinoja interesat e mia.” Ajo i mori me vete pasionet e saj për biznesin, historinë e artit, industrinë e luleve, modën dhe kulturën hollandeze gjatë karrierës së saj, pasione të cilët morën rrugë të tërthorta, por kohët e fundit e sollën atë në zyrën e SohoFrederique’s Choice, si themeluesen e saj dhe shefen ekzekutive.

Biznesi online i luleve i Van der Wal shet buqeta online me çmime të krahasueshme me ato të konkurrentëve të saj që kanë bërë një emër në këtë sektor, 1800Flowers dhe ProFlowers, ndërkohë që ka një butik, i cili ka ngjashmëri me ato të të rinjve BloomThat dhe UrbanStems. Frederique’s Choice shet lule një herë në javë, 2 herë në javë dhe një herë në muaj për abonentët e saj. Për shkak se divizioni i saj amerikan u lançua vetëm në shtator, kompania po fokusohet shumë te partneritetet me kompanitë e tjera të lifestyle-it për të bërë pak emër.nga-supermodele-Victoria's-secret-në-sipërmarrëse-në-industrinë-e-luleve-businessmag

Por pse të futesh në një territor ku janë edhe shumë të tjerë tashmë? Industrisë 30 miliardë dollarëshe i mungon një kompani që e ka të afirmuar markën. Kompania e saj kërkon të ofrojë një histroi dhe një emër pas luleve (por një të famshme). Ajo gjithashtu fokusohet në diferencimin e prezantimeve dhe paketimeve nga konkurrentët e saj. Çdo buqetë vjen brenda një kutie e shoqëruar me një mbajtëse cope dhe një vazo të biodegradueshme prej bambuje. Kërcejtë e luleve janë të lidhura me fjongo. “Kur shikon një buqetë në website, atë merr edhe kur lulet mbërrijnë te ty,” thotë Vab Der Wal, duke komentuar tendencën e kompanive të luleve të shpërndajnë lulet ende të njoma dhe të palulëzuara në paketime të zakonshme dhe të zymta. Fokusi i saj në qëndrueshmërinë e paketimeve të saj dhe theksi te prezantimi, pretendon ajo se e veçojnë atë.

Van der Wal ishte vetëm 18 vjeç kur shkoi drejt SHBA-ve për të ndjekur karrierën e saj si modele. Sapo shkon në SHBA, ajo mbulon kopertinën e Vogue, Cosmopolitan dhe Harper’s Bazaar dhe ecën në pasarela nën brandin e Victoria’s Secret, Adrienne Vittadini dhe shumë markave të tjera. Gjithashtu krijoi edhe linjën e saj të flagrancës dhe të kostumeve të banjës. Më pas punoi si aktore me aspiratat për t’u bërë e tillë dhe për televizionin: ajo është shfaqur përkraj Will Smith në “Wild Wild West” dhe ka realizuar dhe drejtuar një speciale në Discovery Channel rreth industrisë së luleve të quajtur “Udhëtimi i padukshëm”, midis projekteve të tjera për A&E dhe FOXnga-supermodele-Victoria's-secret-në-sipërmarrëse-industrinë-e-luleve-businessmag

Duke parë një yll në rritje, qeveria hollandeze i dha emrin e saj një luleje në 2005-ën. Duke filmuar dokumentarin, Van Der Wal mori frymëzimin për të lënë shenjë në industri. Momenti kur ideja për Frederique’s Choice hodhi rrënjët.

“Duke bërë dokumentarin për Discovery më bëri të mendoj, ‘sa e çuditshme, ja ku është një industri multi-miliona dollarëshe që është në mënyrë të pabesueshme kaq dinamike dhe shumë tradicionale, dhe sërish nuk është një brand i vetëm që të përfaqësojë industrinë,” thotë Van Der Wal.

Në 2008-ën, Frederique’s Choice u lançua në vendin e saj të lindjes, Hollandë dhe Van Der Wal e solli kompaninë e saj në SHBA vjeshtën e kaluar, që nga fillimi Van Der Wal ka qenë forca krijuese e cila zhvillon dhe arranzhon koleksionin e saj të luleve: duke përfshirë motivet e humorit, të stinëve dhe të shenjave zodiakale. Tani ajo ka 6 punonjës nga SHBA-të të cilët u shërbejnë klientëve në Bregun Lindor, nga Maine deri në Virginia. Teksa kompania rritet, ajo do të ketë një filial të ri në Bregun Perëndimor me një qendër të re për shpërndarjet e porosive në 2016-ën. Për momentin, ajo vazhdon të zgjerojë partneritetet për kompaninë e saj me kompani të lidhura më industrinë e lifestyle për t’ua prezantuar lulet e kompanisë sa më shumë klientëve që është e mundur.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0