Nga shteti social te shteti novator - Business Magazine Albania

Nga shteti social te shteti novator


PRINCETON – fantazmë po përndjek ekonominë botërore – fantazma e teknologjisë që vret vende pune. Nga mënyra se si do të përballemi me këtë sfidë do të përcaktohet fati i ekonomive të tregut në botë dhe politikave demokratike, pothuajse në të njëjtën mënyrë me atë se si Europa iu përgjigj ngritjes së lëvizjes socialiste vonë në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzet, gjë që i dha formë historisë që pasoi.

Kur një klasë e re punëtore industriale filloi të organizohet, qeveritë e parandaluan kërcënimin e revolucionit nga poshtë të cilin Karl Marksi e pati profetizuar, duke zgjeruar të drejtat politike dhe shoqërore, duke rregulluar tregjet, duke ngritur shtetin social që siguroi transferime të shumta dhe siguri shoqërore, si dhe duke zbutur ulje-ngritjet e makroekonomisë. Në praktikë, ata e rikrijuan kapitalizmin për ta bërë atë më gjithëpërfshirës dhe për t’i dhënë punëtorëve një aksion në sistem.

Revolucionet teknologjike të sotme bëjnë thirrje për një rikrijim të ngjashëm gjithëpërfshirës. Përfitimet potenciale të zbulimeve të aplikacioneve të reja në robotikë, bioteknologji, teknologjitë dixhitale dhe fusha të tjera janë të gjitha përreth nesh dhe lehtësisht të dallueshme. Me të vërtetë, shumë besojnë se ekonomia botërore mund të jetë në prag të një shpërthimi tjetër teknologjish të reja.

Telashi është se pjesa më e madhe e këtyre teknologjive të reja kursejnë vende pune. Ata nxisin zëvendësimin e punëtorëve të pakualifikuar apo gjysmë të kualifikuar me makineri të drejtuara nga një numër shumë më i vogël punëtorësh të kualifikuar.

Për të qenë të sigurtë, disa punë të pakualifikuara nuk mund të automatizohen me lehtësi. Pastruesit, psh, nuk mund të zëvendësohen nga robotë, së paku jo tani. Por pak vende pune janë me të vërtetë të mbrojtura nga novacioni teknologjik, Mendoni, për shembull, se do të ketë më plehra të gjeneruara nga njeriu dhe rrjedhimisht më pak kërkesë për pastrues – për shkak se mjediset e punës dixhitalizohen.

Një botë në të cilën robotët dhe makineritë bëjnë punët e njerëzve nuk ka nevojë të jetë një botë me papunësi të lartë. Por është me siguri një botë në të cilën pjesa më e madhe e produktivitetit përqendrohet dhe jep frute për pronarët e teknologjive të reja dhe makineritë që i përkasin atyre. Pjesa më e madhe e forcës punëtore është e dënuar ose me papunësi ose me paga të ulëta.

Në të vërtetë, diçka si kjo ka filluar të ndodhë në vendet në zhvillim prej së paku katër dekadash. Teknologjitë te aftësitë që kanë përdorim intensiv të kapitalit janë fajtori kryesor pas rritjes së pabarazisë që vonë nga vitet 1970. Nga të gjitha treguesit, kjo tendencë ka gjasa do të vijojë, duke prodhuar nivele të paprecedent në histori sa i përket pabarazisë dhe duke sjellë kërcënimin për konflikt të gjithëpërhapur shoqëror dhe politik.

Nuk ka nevojë që të ndodhë kështu. Me disa mendime kreative dhe inxhinjeri institucionale, ne mund ta shpëtojmë kapitalizmin nga vetja e vet – edhe një herë.

Çelësi është të pranohet që teknologjitë e reja përçarëse prodhojnë përfitime të mëdha shoqërore dhe humbje private njëkohësisht. Këto fitime dhe humbje mund të rikonfigurohen në një mënyrë që të përfitojnë të gjithë. Njësoj si me rikrijimin e mëhershëm të kapitalizmit, shteti duhet të luajë një rol të madh.

Mendoni se si zhvillohen teknologjitë e reja. Çdo novator potencial përballet me një përfitim të madh por edhe me një shkallë të lartë rreziku. Nëse novacioni është i suksesshëm, pionieri i novacionit realizon fitime të mëdha, siç bën edhe shoqëria në tërësi. Por nëse ai dështon, novatori është pa fat. Mes shumë ideve të reja që ndiqen, vetëm disa prej tyre bëhen sukses tregtar.

Këto rreziqe janë veçanërisht të larta në lindje të epokës së re të novacionit. Të arrish nivelin e dëshiruar nga shoqëria të përpjekjeve për novacion për rrjedhojë kërkon sipërmarrës të dalldisur – të cilët janë të gatshëm të ndërmarrin rreziqe të shumta – ose të kesh furnizim të mjaftueshëm me kapital të rrezikuar.

Tregjet financiare në ekonomitë e zhvilluara ofrojnë kapital të rrezikuar përmes një game të gjerë marrëveshjesh – fonde sprovë (venture funds), aksione të treguara në publik, kapital privat, etj. Por nuk ka arsye se pse shteti nuk duhet të luajë rolin e vet në një shkallë edhe më të madhe, duke lejuar jo vetëm sasi më të mëdha novacioni teknologjik por edhe duke kanalizuar përfitimet drejtpërsëdrejti te shoqëria si e tërë.

Siç vëren edhe Mariana Mazzucato, shteti sakaq luan një rol të rëndësishëm në financimin e teknologjive të reja. Interneti dhe shumë teknologji të tjera kyçe të përdorura në iPhone janë rrjedhojë e programeve të kërkimit dhe zhvillimit të financuara nga qeveritë si dhe nga projektet e Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara. Por zakonisht qeveritë nuk marrin aksione në komercializimin e teknologjive të tilla të suksesshme, duke i lënë fitimet tërësisht në duart e investitorëve privatë.

Imagjinoni që një qeveri të themelojë një numër fondesh sprovash, publike dhe të menaxhuara me profesionalizëm, të cilat do të mund të blejnë aksione dhe rrjedhimisht të investojnë në një numër të madh teknologjish të reja, duke i ngritur fondet e nevojshme përmes emetimit të bondeve në tregjet financiare. Fonde të tilla mund të operojnë në parime tregu dhe duhet të sigurojnë llogaridhënie periodike te autoritetet politike (veçanërisht në rastet kur norma e tyre e përgjithshme e kthimit mbi investimin bie poshtë një niveli dysheme të caktuar), por në tërësi mund të jenë autonome.

Krijimi i institucioneve të duhura për kapital sprovë publik mund të jetë një proces i vështirë. Por bankat qendrore ofrojnë një model se si fonde të tilla mund të operojnë në mënyrë të pavarur nga presioni politik i përditshëm.

Shoqëria, përmes agjentit të vet – qeverinë – duhet të funksionojë si bashkëpronare e gjeneratës së re të teknologjive dhe makinerive.

Pjesa e fitimeve që i takon fondeve publike të sprovës nga komercializimi i teknologjive të reja mund t’i kthehet kështu qytetarëve të zakonshëm në formën e “novacionit shoqëror” dividentit – dhe të ardhurave të qëndrueshme të cilat do të mund të plotësojnë të ardhurat e punëtorëve nga tregu i punës. Një gjë e tillë mund të lejojë reduktimin e orëve të fundit – duke iu afruar më në fund Ëndrrës së Marksit për një shoqëri në të cilën progresi teknologjik i lejon individët të “gjuajnë në mëngjes, peshkojnë në mesditë, të kujdesen për bagëtitë në darkë dhe të kritikojnë pas darkës.”

Shteti social qe novacioni i cili demokratizoi – dhe për rrjedhojë stabilizoi – kapitalizmin në shekullin e njëzetë. Shekulli i njëzet e një kërkon një ndryshim të ngjashëm te “shteti novator.” Thembra e Akilit e shtetit social qe që ai kërkonte një nivel të lartë taksimi pa stimuluar një investim kompensues në kapacitetet për novacione. Një shtet novator, i themeluar sipas linjave të treguara më sipër, do të mund të pajtojë kapitalin me incentivat që kërkojnë investime të tilla.

 

/Reporter.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0