Nga Nëntori nisin fluturimet low-cost drejt SHBA-së, duke filluar nga 179 € - Business Magazine Albania

Nga Nëntori nisin fluturimet low-cost drejt SHBA-së, duke filluar nga 179 €


Kompania norvegjeze “Norwegian Air” ka njoftuar se do të nisin fluturimet low-cost drejt New York-ut, Los Angeles (nga muaji Nëntor) dhe San Francisko-s (nga muaji Shkurt).

Pas muajsh pritje, në Itali do të vendosen fluturimet ndërkontinentale “low cost” drejt Shteteve të Bashkuara nga aeroporti i Fiumicino-s në Romë. Lajmin e dha Bjørn Kjos, administratori i kompanisë norvegjeze, e cila është kompania e tretë europiane që operon me kosto të ulët, sipas numrit të pasagjerëve (deri në 30 milionë në 2016-n).

Datat e fluturimeve

115 mijë bileta janë në shitje nga 31 Maji, shpjegon shoqëria norvegjeze (Norwegian Air) e cila nga 5 Qershori nis udhëtimet ndërkontinentale nga Barcelona. Fluturimet me dy drejtime do të ofrohen nga Aeroporti i Romës, Fiumicino. Nga 9 Nëntori operatori do të mundësojë fluturime direkte nga Roma drejt New Yorku-t dhe çmimi i biletës do të nisë nga 179 euro dhe fluturime drejt Los Angeles me çmim bilete që do të fillojë nga 199 euro, ku janë të përfshira dhe taksat. Kalendari i fluturimeve përfshin katër fluturime në javë drejt New York-ut dhe 2 fluturime drejt Los Angeles, ndërsa pritet që me vendosjen e avionit të dytë në fluturim do të udhëtohet gjashtë herë drejt New York-ut dhe 3 herë drejt Los Angeles. Për sa u përket fluturimeve drejt San Franciskos, fillimisht do të fluturohet dy herë në javë.

Sfidë e re

“Jemi vërtet të lumtur që të shpallim fluturimet e para të gjata nga Roma drejt tre qyteteve amerikane,- tha Bjørn Kjos. Me fillimin e këtyre fluturimeve shkon në 51 numri i fluturimeve të drejtpërdrejta në Shtetet e Bashkuara nga aeroportet europiane dhe shpresojmë që shumë shpejt të kemi përsëri lajme të tilla.” Me këtë njoftim, kompania norvegjeze i shtohet listës së problemeve të Alitalia-s e cila vetëm një ditë më parë deklaroi se do të shtonte linjat e fluturimit në drejtim të Shteteve të Bashkuara.

Fluturimet e gjata nga Roma do të kryhen nga avionët Boeing 787-8 Dreamliner, i cili ka një kapacitet prej 291 vende (32 klasi Premium dhe 259 klasi ekonomik).

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0