Nga Microsoft mbërrin 'eksperimenti' mjekësor - Business Magazine Albania

Nga Microsoft mbërrin ‘eksperimenti’ mjekësor

Njëzetekatër orë pa ndërprerje, me 13 operacione ortopedike në të gjithë botën, të kryera me përdorimin e realitetit të përzier. Ky është eksperimenti shëndetësor i organizuar nga “Microsoft” dhe i udhëhequr nga Thomas Gregory, Shef i Departamentit Ortopedik & Traumës në Spitalin Universitar Avicenne AP-HP (Francë),  duke përdorur kompjuterin holografik për realitetin e përzier “HoloLens 2”.

Mjeku bashkëpunoi në video konferencë me kirurgë të vendosur në 13 vende të ndryshme: Franca, India, Emiratet e Bashkuara Arabe, Afrika e Jugut, Ukraina, Gjermania, Belgjika, Maroku, Brazili, Bolivia, Meksika, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

LEXO: Microsoft hedh në treg ‘’Viva’’, nis “epoka e re” për punonjësit

Falë “HoloLens 2”, kirurgët janë në gjendje t’u tregojnë kolegëve në pjesë të tjera të botës fushën e tyre të vizionit, të ndajnë praktikat më të mira dhe të ndërveprojnë me imazhet anatomike të pacientëve në formën e një hologrami.

Realiteti i përzier është një shkrirje e botës fizike dhe botës dixhitale, që bën të mundur ndërveprimet e reja midis njerëzve, kompjuterëve dhe mjedisit. Pajisjet holografike, të tilla si “Hololens” i Microsoft, janë të afta të vendosin përmbajtje dixhitale në botën reale sikur të ishte në të vërtetë atje.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0