Nga Meghan Markle tek Kupa e Botës: Top 10 kërkimet në Google gjatë 2018 - Business Magazine Albania

Nga Meghan Markle tek Kupa e Botës: Top 10 kërkimet në Google gjatë 2018


Ndërsa 2018 është drejt fundit, Google është duke na kujtuar top 10 kërkimet e këtij viti.

Google ka nxjerrë gjërat më të kërkuara gjatë 12 muajve të fundit, terma që kanë pasur pikën më të lartë të trafikut këtë vit krahasuar me vitin 2017.

2018 është një vit i mbushur me tragjedi – kemi qarë për vdekjen e parakohshme të Anthony Bourdain, Kate Spade, Stephen Hawking dhe disa të tjerë. Por 2018 na solli dasmën mbretërore dhe Kupën e Botës më emocionuese.

Lexoni: Çfarë e dallon një menaxher të vërtetë?! Google shpenzoi një dekadë në kërkim e solli 10 kriteret bazë

BusinessMag në këtë artikull ju sjell se cilët kanë qenë emrat më të kërkuara gjatë 2018:

10. Kate Spade

Në Qershor, stilistja Kate Spade u gjet e vdekur në moshën 55 vjeçare në apartamentin e saj në New York. Spade lançoi brandin e saj në vitin 1993, një vit para se të martohej me burrin e saj, Andy. Gjatë viteve të ardhshme, çifti drejtoi biznesin së bashku nga banesa e tyre në Tribeca, duke e transformuar atë në një biznes prej 27 milionë dollarësh deri në vitin 1998.

Çifti përfundimisht ia shiti biznesin Neiman Marcus në vitin 2006, por dashuria e tyre për çantat nuk përfundoi aty. Vite më vonë, pas lindjes së vajzës së tyre, ata bënë një hyrje të dytë në fushën e modës, duke filluar Frances Valentine, një kompani kuletash dhe këpucësh, në 2015.

9. Stephen Hawking

Në Mars, Stephen Hawking vdiq në moshën 76 vjeçare. Hawking, një fizikant teorik, bëri disa zbulime që transformuan mënyrën se si shkencëtarët shihnin vrimat e zeza dhe universin. Megjithëse ai kishte sëmundjen e Lou Gehrig-it – sëmundja neurodegjenerative e njohur edhe si skleroza laterale amyotrophic (ALS), e cila dëmtoi funksionet e tij motorike – ai u bë profesor i matematikës dhe drejtor i studimeve në Qendrën për Kozmologji Teorike të Universitetit të Kembrixhit.

Lexoni: 13 thënie nga Stephen Hawking që do t’iu motivojnë të bëni gjëra të mëdha

8. XXXTentacion

Në Qershor, reperi XXXTentacion u qëllua për vdekje në makinën e tij. Në kohën e vdekjes së tij, XXXTentacion – emri i të cilit është Jahseh Onfroy – ishte në pritje të gjykimit për një rast abuzimi në familje në vitin 2016. Fama e Onfroy u rrit në vitin 2016 me single “Look at Me!” Albumi i tij “17” arriti në vendin e dytë në albumin Billboard 200 dhe u certifikua prej ari në vitin 2017. Albumi i dytë i Onfroy, “?,” debutoi në nr. 1 në albumin e Billboard në mars.

7. Anthony Bourdain

Anthony Bourdain, është kuzhinieri i famshëm që prezantoi “Parts Unknown” në CNN. Në vitin 2000, Bourdain shkroi ” Kitchen Confidential: Adventures in the Culinary Underbelly”, e cila ka detajuar jetën e tij si një kuzhinier. Libri, i cili u bë një best-seller, shënoi fillimin e shpërthimit të tij si një yll mediatik. Bourdain vazhdoi të bëhej një kuzhinier i famshëm, një autor, një mikpritës televiziv dhe fitues i katër Emmys dhe një çmimi Peabody. Ai shpesh fliste për betejat e tij të mëhershme me përdorimin e drogës dhe rrugën e tij të vështirë.

6. Meghan Markle

Më 19 Maj, Princi i Anglisë dhe aktorja amerikane Meghan Markle u martuan në atë që ishte ndoshta dasma më e folur e vitit. Markle, një aktore 36-vjeçare filloi të dalë në heshtje me Harry në Tetor të 2016, më pas duke hequr dorë nga karriera e saj aktive shkoi në Angli me orar të plotë. Në Tetor, Kensington Palace konfirmoi se Markle është shtatzënë dhe do të sjellë në jetë një fëmijë mbretëror në pranverë të vitit 2019.

Lexoni: Çfarë na mësojnë Princeshë Leonor dhe Meghan Markel për të folurin në publik?

5. “Black Panther”

Në Janar, “Black Panther” u shfaq në mbarë botën. Ishte filmi i parë me superhero me ngjyrë në universin Marvel Cinematic dhe kritikët pothuajse universalisht u dashuruan me të: shumë e quanin një nga filmat më të mirë në MCU dhe gjithashtu ata donin që ky film i parë në sagë të ketë një mesazh shoqëror. Deri në mars, “Black Panther” u bë filmi me superhero me fitimin më të lartë të të gjitha kohërave në zyrën e biletave vendase.

4. Stan Lee

Stan Lee vdiq në Nëntor në moshën 95-vjeçare. Ish presidenti dhe kreu i Marvel Comics ishte bërë fytyra më e dashur e universit Marvel, duke ndihmuar gjtihashtu në lindjen e librave komikë.

3. Mac Miller

Në shtator, reperi Mac Miller vdiq nga një mbidozë e drogës dhe alkoolit në moshën 26 vjeçare. Pas raporteve të vdekjes së Millerit, ngushëllimet dhe hidhërimi u përjetua nga komuniteti i muzikës. Ariana Grande shkruante në Instagram: “Nuk mund të besoj se nuk je më këtu, nuk mund ta imagjinoj”.

2. Avicii

Në prill, DJ suedez dhe producenti Tim Bergling, i njohur me emrin e tij të skenës Avicii, vdiq në moshën 28 ​​vjeçare. Bergling u tërhoq nga turneu në 2016, duke përjetuar një seri shqetësimesh shëndetësore që përfshinin pankreatinë akute, pjesërisht për shkak të pijes së tepërt, tha ai në atë kohë për Billboard. Bergling lançoi ​​një numër të këngëve hit në dekadën e fundit, duke përfshirë EDM e vitit 2011, “Levels” dhe këngën që fitoi diskun platin gjashtë herë “Wake Me Up”.

Lexoni: Kupa e Botës 2018: Ja rregullat që duhet të dini!

1. Kupa e Botës

Në qershor, 32 vende u drejtuan në Rusi për të konkurruar për çmimin më të madh të futbollit ndërkombëtar: Kupën e Botës. Pas një fitore të jashtëzakonshme mbi Kroacinë, Franca u bë kampioni i 2018 FIFA World Cup.

Kërkimet për Kupën e Botës panë kulmin më të madh në vitin 2018, për shkak të popullaritetit të ngjarjes dhe faktit se turneu ndodh vetëm një herë në katër vjet.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0