Nga heshtja në veprim: Duke motivuar qytetarët për luftën kundër korrupsionit - Business Magazine Albania

Nga heshtja në veprim: Duke motivuar qytetarët për luftën kundër korrupsionit

kundër korrupsionit

Si një gjest solidariteti me përpjekjen e përbashkët për përgjegjësinë publike, aktivistë, gazetarë dhe zyrtarë u mblodhën për të zhvilluar mënyra më efektive për të komunikuar fushatat kundër korrupsionit me publikun.

“Fushatat e përkrahjes publike janë mjete kreative dhe konstruktive për të motivuar dhe angazhuar qytetarët për të luftuar korrupsionin. Dhe vetë qytetarët janë aleatë të rëndësishëm të institucioneve publike, OJQ-ve dhe mediave në këtë luftë," u tha në Masterclassin e sotëm, “Nga heshtja në veprim”.

Masterclass-i u organizua nga Iniciativa Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI).

“Të luftuarit efektiv të korrupsionit kërkon rregulla të qarta, një kuadër ligjor solid, institucione të specializuara dhe mbështetje të fortë publike. Ngjarje si këto na ndihmojnë të shohim se ku jemi në këtë proces dhe të eksplorojmë se si mund ta çojmë luftën kundër korrupsionit një hap më tej. Si mund ta raportojnë njerëzit korrupsionin, si mund të mbrohen nga ai dhe – në fakt – çfarë mund të arrijnë janë disa nga çështjet që po trajtojmë sot”, tha Peter Danis, përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, në fjalën e tij hyrëse në Masterclass-in "Nga heshtja në veprim".

Angazhimi i publikut të gjerë, veçanërisht të rinjve dhe presioni publik janë aleatë thelbësorë në luftën kundër korrupsionit.

“Bashkëpunimi ndërmjet medias, shoqërisë civile dhe zyrtarëve publikë është kyç për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për rreziqet e korrupsionit. Ky bashkëpunim kontribuon në besimin e qytetarëve në luftën institucionale kundër korrupsionit”, përfundoi Mark Worth, ekspert i RAI për të drejtat e antikorrupsionit dhe sinjalizuesve.

“Krijimi i fushatave të përkrahjes publike është njëkohësisht emocionuese dhe përgjegjësi e madhe për ne nga ana e agjencisë. Qëllimi parësor është gjithmonë të zgjojmë publikun duke përcaktuar qartë një problem përmes konceptit krijues. Ky është hapi thelbësor në edukimin e publikut për rëndësinë e problemit dhe për fillimin e bisedës për zgjidhjen e mundshme”, tha Kenan Kurdić, Via Media, duke folur për rëndësinë e informimit të publikut për iniciativat kundër korrupsionit përmes fushatave të suksesshme mediatike që në fund të fundit mund të motivojnë shoqërinë të veprojë kundër korrupsionit.

Pas Podgoricës dhe Tiranës, një Masterclass do të mbahet në Shkup më 30 shtator. Qëllimi i përgjithshëm  i projektit është të forcojë qëndrueshmërinë e shoqërive dhe administratave të tyre ndaj korrupsionit.

Masterclass-i “Nga heshtja në veprim” është pjesë e projektit “Thyerja e heshtjes: Përmirësimi i politikave dhe kulturës së sinjalizimit në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi”, zbatuar nga RAI dhe financuar nga Bashkimi Evropian.

Ky projekt synon të informojë dhe edukojë publikun e gjerë, veçanërisht të rinjtë, për rolin jetik që kanësinjalizuesit në luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtja dhe të drejtat nga të cilat duhet të përfitojnë sinjalizuesit. Iniciativa Rajonale Kundër Korrupsionit (RAI) është e vetmja organizatë ndërqeveritare e dedikuar ekskluzivisht luftës kundër korrupsionit në Evropën Juglindore. RAI po punon për përmirësimin e mbrojtjes së sinjalizuesve përmes ligjeve më të mira dhe forcimit të kapaciteteve të institucioneve për zbatimin e këtyre ligjeve, duke ndjekur Direktivën e BE-së për mbrojtjen e sinjalizuesve të miratuar në vitin 2019.

Sekretariati i RAI-t po punon për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet kundër korrupsionit duke ofruar një platformë të përbashkët për dialogun, shkëmbimin e njohurive dhe praktikat më të mira kundër korrupsionit në Evropën Juglindore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0