New York Times nuk lejon që artikujt e saj të përdoren për trajnimin e ChatGPT - Business Magazine Albania

New York Times nuk lejon që artikujt e saj të përdoren për trajnimin e ChatGPT

New York Times ka penguar rrjetin e internetit të OpenAI, që zhvilloi softuerin ChatGPT, të ketë akses në artikujt e saj. Ky është qëndrimi I një prej gazetave më të njohura në botë. Me kriteret e reja që po përdor gazeta, përmbajtja e saj nuk mund të përdoret më për të trajnuar inteligjencën artificiale. New York Times po shqyrton gjithashtu një padi kundër OpenAI për shkelje të të drejtave të autorit.

Akuza që New York Times po mendon të bëjë kundër OpenAI është shkelje e të drejtës së autorit nëpërmjet përdorimit, pa pëlqim, të artikujve të saj për të trajnuar inteligjencën artificiale. Në muajt e fundit, disa autorë e kanë paditur kompaninë, duke e akuzuar atë për skanimin e përmbajtjes së tyre – për të cilën ata kanë të drejtat – pa autorizimin e tyre të qartë për të trajnuar ChatGPT. Chatbot duhet të ‘trajnohet’ në mënyrë të përshtatshme, që të jetë në gjendje t’u japë përgjigje të plota dhe të sakta përdoruesve.

Akuza e bërë nga autorët dhe gazeta është se ChatGPT përdor përmbajtjen e mbuluar nga e drejta e autorit për t’u dhënë përgjigje përdoruesve të saj, pa iu referuar burimit të atij informacioni.

Lexo: Meta prezanton modelin e përkthimit të të folurit shumëgjuhësh

Nëse OpenAI shpallet fajtor, mund të detyrohet të shkatërrojë të gjitha të dhënat e mbledhura dhe të përdorura nga ChatGPT pa autorizim dhe t’i rikrijojë ato, por duke përdorur materiale për të cilat ka marrë dritën jeshile nga mbajtësit e të drejtave. Sipas ligjit amerikan, OpenAI mund të përballet gjithashtu me një gjobë deri në 150 mijë dollarë për çdo “shkelje të qëllimshme të së drejtës së autorit”.

fortune

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0