Netflix shtrenjton shërbimin - Business Magazine Albania

Netflix shtrenjton shërbimin

Netflix do të shtrenjtohet për secilin abonent, përdorues të tij.E cilësuar si platforma më e madhe për transmetimin e filmit, Netflix ka vendosur që të bëjë një rritje të kostos me 3 euro më shumë më shumë në muaj.

Një nga benefitet më të mira që ka Netflix është mundësi për të ndarë të njëjtin abonim me 4 persona, për të parë pa problem Netflix për vetëm 3 euro në muaj.

Deri më tani, abonimet e Netflix shpërndaheshin midis abonimeve të bazës, gjë që kërkonte 7,99 euro në muaj për të parë platformën, në një TV të vetëm.

Për 10,99 euro ne mund ta shihnim platformën në dy ekrane në të njëjtën kohë. Për 13,99 euro në muaj mund ta shihnim platformën deri në 4 televizorë ose pajisje në të njëjtën kohë dhe gjithashtu në Ultra-HD.

Duket sikur Netflix dëshiron t’i bëjë gjërat pak më të shtrenjta për përdoruesit që ndajnë llogaritë e tyre me deri në 4 persona, dhe kjo është arsyeja pse kompania po teston një plan të ri “Ultra”, një plan që do të kushtojë 3 euro më shumë në muaj dhe për më tepër, do të ndryshojë gjithçka në abonimet e Netflix.

https://www.tomsguide.com/news/netflix-pricing

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0