Netflix shton afro 6 milionë abonentë me pagesë pas goditjes...

Netflix shton afro 6 milionë abonentë me pagesë mes goditjes së ndarjes së fjalëkalimeve

Netflix ka shtuar pothuajse gjashtë milionë abonues me pagesë gjatë tre muajve të fundit , duke e çuar numrin e përgjithshëm të abonuesve globalë në mbi 238 milionë. Goditja e Netflix-it ndaj ndarjes së fjalëkalimeve duket se po sjell fryte në më shumë se 100 vende, duke sjellë rritje të të ardhurave dhe numër të abonimeve të reja që tejkalon anulimet në këto zona. Kryefinancieri i Netflix-it, Spencer Neumann, e ka quajtur fillimin e ndarjes së pagesave si “katalizatori kryesor i të ardhurave” për këtë vit gjatë thirrjes së dytë vjetore të kompanisë.

Edhe pse ndërmarja ka arritur të rrisë të ardhurat, rezultatet e saj për çerekun e dytë kanë qenë pak më poshtë se pritjet e analistëve të Wall Street-it. Netflix raportoi të ardhura prej afro 8.19 miliardë dollarësh, pak më pak se shuma e pritur prej 8.3 miliardë dollarësh. Në shtjellimin e tij për investitorët lidhur me rezultatet, kompania vuri në dukje se abonimet për planin e tyre me reklama më të lira janë dyfishuar që nga tre muajt e parë të këtij viti, por “të ardhurat e tanishme nga reklamat nuk kanë ndikim të rëndësishëm për Netflix-in.”

Lexo: Threads humbi gjysmën e përdoruesve të përditshëm aktivë

Aksionet e Netflix-it ranë më shumë se 4% në tregun e pasdites të mërkurën pas publikimit të rezultateve. Për sa i përket të ardhmes, Netflix parashikon një rritje vjetore prej 7% të të ardhurave për çerekun aktual, me pritjen e të ardhurave prej 8.5 miliardë dollarësh, por parashikon që shtimi neto i abonimeve të paguara për çerekun e shtatorit të jetë i ngjashëm me atë të çerekut të qershorit. Megjithatë, kompania përballon sfida të reja, duke përfshirë grevat nga sindikatat e aktorëve dhe shkrimtarëve të Hollywood-it, që mund të ndikojnë në linjën e saj të të ardhurave nga përmbajtja origjinale në të ardhmen.

 

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0