Netflix shpëton nga “rënia e lirë”. Numri i abonentëve fillon rritjen - Business Magazine Albania

Netflix shpëton nga “rënia e lirë”. Numri i abonentëve fillon rritjen

Netflix ka ndaluar së humburi abonentë, pasi luftës së ashpër për t’i mbajtur ata përballë konkurrencës dhe presioneve nga rritja e kostos së jetesës.

Gjigandi i transmetimit tha se shtoi 2.4 milionë abonues gjatë periudhës korrik-shtator, shifër kjo që përmbys humbjet që pësoi në gjysmën e parë të vitit.

Lexo edhe: Netflix prej Nëntorit, një version i ri që kushton më lirë

Serialet hit si Monster: The Jeffrey Dahmer Story dhe Stranger Things ndihmuan për të tërhequr shikuesit përsëri në platformë. Kompania tha se pret të vazhdojë të shtojë edhe mw shumw abonentë në muajt e ardhshëm. Pas kësaj deklarate aksionet e Netflix u rritën me më shumë se 10%.

Aksionet e kompanisë ranë ndjeshëm këtë vit, duke e shtyrë firmën të shkurtojë vendet e punës dhe të rishqyrtojë parimet kryesore të biznesit të saj, si reklamimi dhe tërheqja e shfaqjeve të suksesshme. Netflix aktualisht zë mbi 8% të të gjithë kohës së shikimit të videove në Mbretërinë e Bashkuar dhe 7.6% të kohës së shikimit të TV në SHBA.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0