Netflix dhuron $100 milion dollarë

Netflix dhuron $100 milion dollarë


Drejtori Ekzekutiv i CEO, Reed Hastings ka publikuar  krijimin e një fondi filantropik prej $100milion. Ky fond do të përqëndrohet për edukimin deklaroi kreu i Netflix.

Reed Hastings  ka qenë i interesuar për reformën në arsim për një periudhë të gjatë. Në vitin 1998 ai ka qenë një nismëtar për pavarësinë më të madhe të shkollave publike dhe gjatë viteve 2001-2005 ka qenë president i bordit të edukimit Kalifornian. Ky fond filantropik do të shpërndahet nëpërmjet komunitetit të Silicon Valley për përhapjen e një edukimi për të gjithë.

“ Aktualisht, shumë fëmijë nuk kanë qasje ndaj shkollave më të mira. Qëllimi ynë është  që bashkarisht me komunitetin të rrisim ndjeshëm numrin e studentëve që kanë përqasje në shkollat dhe programet më të mira edukative,” tha kreu i fondit.

Ky fond filantropik është një tjetër shembull se si kompanitë teknologjike janë përqëndruar tek edukimi. Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook, e sheh edukimin si një nga degët kryesore të filantropisë së tij.

Të parët që do të përfitojnë nga bamirësia e kompanisë Netflix, janë United Negro College dhe Hispanic Foundation of Silicon Valley, të cilat mbështesin edukimin e komunitetit hispanik dhe zezak. Shuma e akorduar është $1.5 milion.

“Unë jam i shumë i lumtur që jam në gjendje të bëj këtë vepër dhe shpresoj më shumë për të ardhmen. Falemnderit të gjithë anëtarëve dhe punonjësve të Netlix  që po arrijmë të bëjmë të mundur këtë.” shkroi në Facebook Reed Hastings.

Ky artikull u publikua më parë tek INC.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0