Netflix, bie numri i abonentëve pas daljes nga izolimi - Business Magazine Albania

Netflix, bie numri i abonentëve pas daljes nga izolimi

Netflix

Gjigandi i transmetimit të filmave Netflix, ka raportuar një rënie drastike të abonentëve, duke shënuar humbje në aksione. Rreth 3.98 milion njerëz hapën llogari në Netflix midis muajve janar dhe mars, gati gjysma e parashikuar prej tyre.

Kompania tha se mungesa e shfaqjeve të reja mund të ketë kontribuar në këtë rënie , duke shtuar se prisnin  që kjo të rikuperohej pasi të rivazhdonin episodet e tjera të shfaqjeve dhe filmave të njohur. Shërbimi i transmetimit shtoi 15.8 milion abonentë të rinj vitin e kaluar kur Covid-19 i detyroi njerëzit në të gjithë botën të qëndronin mbyllur në shtëpi.

Pjesa më e madhe e kësaj rritjeje erdhi nga Azia, ku Netflix shtoi 9.3 milion abonentë të rinj në vitin 2020, një rritje prej rreth 65% krahasuar me vitin 2019.  Netflix gjithashtu po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë nga shërbimet e reja streaming që hyjnë në treg. Disney +, një shërbim shumë më i ri i transmetimit, tashmë ka 100 milion abonentë, krahasuar me 207.6 milion të Netflix.

Megjithatë, shpresat janë ende gjallë për gjigandin e filmave, pasi pritet një rritje më e fortë  në gjysmën e dytë të vitit, kur të publikohen sezonet e reja të disa prej serialeve hit që gozhduan admirues në të gjith ëbotën, si ‘La casa de Papel, ‘ the Witcher’,  ‘You’ filmi aksion  , ‘Red Notice”, e shumë tituj të tjerë.

Ne do të kemi ditë më të mira se këto, tha për AFP, shefi ekzekutiv i Netflix Reed Hastings, duke shtuar se tani është pak kohë e vështirë. Aksionet e Netflix zhyten mes frikës se ka mbaruar bum i koronavirusit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0